PDK-ja pret në heshtje

HashimThaci-IsaMustafaÇështja e kryeparlamentarit ende nuk shkon në Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese pritet të ketë punë gjatë verës.

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur nëse do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e kryeparlamentarit. Analistët shohin se në këtë punë do të ketë furtunë në parlament.

Çështja e zgjedhjes së kryeparlamentarit shumë lehtë mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka dalë fituese në zgjedhjet e 8 qershorit, por edhe koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, pretendojnë se u takon pozita e kryeparamentarit. Sikurse njëra palë, e po ashtu edhe pala tjetër, thonë se grupi më i madh parlamentar u takon atyre.

Përderisa drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së) kanë thënë se ende nuk kanë vendosur se a do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e grupit më të madh parlamentar, nëse blloku opozitar vazhdon të barrikadohet karshi kësaj çështjeje. “Ende nuk kemi vendosur se si do të veprojmë”, ka thënë shkurt përmes një sms-i zëvendëskryeministri në detyrë, njëherësh nënkryetar i PDK-së, Hajredin Kuçi./Kosova Sot/

Më Shumë

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Pensionohet Feriha Paqarizi, zyrtare e Drejtorisë së Pronës në Prizren

Në Komunën e Prizren është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë së Pronës, Feriha Paqarizi, pas një karriere shumëvjeçare në shërbim të administratës komunale. Ajo është vlerësuar...

Lajmet e Fundit