24.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Fundi i Korrikut do ta trondisë Kosovën, Aktakuza për Krime Lufte, Krim të Organizuar e Korrupsion!

EULEX-pjestartJava e fundit e muajit Korrik në Kosovë do të jetë e nxehtë. Në fakt, siç burime ndërkombëtare në Prishtinë dhe Bruksel kanë bërë të ditur për Gazetën Blic, nga fundi i Korrikut dhe përgjatë tërë muajit Gusht, Kosova do të tronditet si pothuajse asnjëherë më parë prej pas luftës së vitit 1999. Kjo, sepse priten ngritje aktakuzash dhe me këtë edhe arrestime të ish-Ministrave, ish-Deputetëve por edhe të Ministrave dhe deputetëve aktualë posa të zgjedhur për Kuvendin më të ri të Kosovës. Shumica prej tyre janë figura kyçe dhe të njohura në politikën e Kosovës.

Këto burime i kanë thënë Gazetës Blic me kushtin që të ruhet anonimiteti i tyre se liderët partiakë dhe sidomos z. Hashim Thaçi tashmë kanë marrë shenja të qarta nga miqtë ndërkombëtare që stuhia që pritet të ngjajë në Kosovë do t’i paraprijë një sprove të bashkësisë ndërkombëtare që “më në fund në Kosovë të nisë të vendoset rendi dhe ligji”.

“Sidomos z. Thaçi e ka mëse të qartë se cili nga kolegët e tij nuk është dashur as që të kandidojë për zgjedhjet e fundit sepse emrat i ka patur në tavolinë. Është çështje e tij si do t’i zgjedhë problemet me ta kur të ngriten aktakuzat” i është thënë kësaj gazete.

“Me datën 28 Korrik, Prokurori Williamson do të paraqesë raportin e hetimeve bazuar në pretendimet e z. Marty. Ajo që ne kemi bërë në Kosovë është se këso radhe kemi koordinuar punën me Task Forcën e z. Williamson dhe në bazë të raportit edhe do të ngrejmë aktakuzat në fjalë të cilat do të jenë të bazuara në krimet e luftës dhe sidomos në krimin e organizuar dhe kjo bazuar në raportin e z. Williamson i cili pjesërisht u jep të drejtë pretendimeve të z. Marty sidomos kur korrupsioni dhe krimi i organizuar janë në pyetje”, kanë thënë këto burime për Gazetën Blic.

Shkaku pse ndërkombëtarëve po u ngutet këso radhe është mëse praktik. Nga Shtatori në Kosovë do të ngjajë i ashtuquajturi transferim i kompetencave në shumë sektore të Eulex-it. Kështu, hetuesisë dhe gjyqësisë vendore do t’i transferohen shumica e kompetencave që ndërkombëtarët kanë në Kosovë kurse këta të fundit nga mesi i Shtatorit do të kenë vetëm role këshilldhënësish pranë kolegëve të tyre nga Kosova.

Nëse këto aktakuza ndërlidhen me situatën aktuale politike në Kosovë nuk dihet. Burimet në fjalë i kanë thënë kësaj gazete që “është punuar në bazë të një itinerari të brendshëm i cili natyrisht që bëhet në koordinim me punëdhënësit tanë. Dhe natyrisht që punëdhënësit tanë janë nga politika”.

Nesër pritet përndryshe konstituiimi i Kuvendit të Kosovës dalë nga zgjedhjet e 8 Qershorit.

Më Shumë

Sonte, spektakël i basketbollit pritet në Therandë

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë sonte mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po fitojnë 2:1...

Në gati çdo profesion në Kosovë, burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat

Shumica e sektorëve në tregun e punës në Kosovë janë të dominuar nga burrat. Por, edhe në sektorët që punësojnë më shumë gra –...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit