DokuFest 2014: ‘Ndrysho, mos u mshef’

DokuFest XIII-ndrysho mos u mshefFestivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”, në edicionin e trembëdhjetë të tij, vjen me moton “Ndrysho, mos u mshef”. “Dokufest” për këtë edicion ka përzgjedhë më shumë se 200 filma nga 2.4000 aplikime, nga e gjithë bota. Të gjitha storiet janë në vete dhe të lidhura me ndryshimin.

“Për edicionin tonë të trembëdhjetë, ne i kemi përzgjedhë më shumë se 200 filma nga 2.4000 aplikime. Ne kemi mbledhë vizione nga e gjithë bota, të gjitha storie në vete dhe të lidhura me ndryshimin”, thotë drejtuesja e komunikimit të “DokuFest”-it, Nita Deda.

“Ndryshimi është konstant dhe i pashmangshëm. Ndryshimi mund të jetë për të mirë dhe për të keq. Në këtë edicion të DokuFest ndryshimi do të jëtë i brendshëm dhe i jashtëm, qesharak dhe në anën tjetër shkatërrues”.

Sot në botë duket se ndryshimi është përshpëjtuar. Ne tash mund të shohim thellë nëpër hapësirë, të mësojmë që një kafshë është zhdukur dhe të flasim ballë për ballë me një shok i cili ndodhet në anën tjetër të botës, në të njëjtën kohë, me një objekt më të vogël se dora jonë”.

“Megjithatë, për shumë njerëz, ndyshimi është gjëja që ju mungon më së shumti”.

“Ideja për temën e NDRYSHIMIT këtë vit erdhi sepse në vitet e fundit ka pasur lëvizje të mëdha, në shumë pjesë të botës, nga qytetarë që përpiqen të kenë një zë më të fortë për të ardhmen e tyre. Për shumë kjo është një luftë, qoftë kjo luftë kundër vetes, situatës së tyre, shoqërisë, apo regjimit në të cilin ata jetojnë”.

“Imazhet e përdorura për kampanjën e DokuFest këtë vit vijnë nga arkivat e fotografit dokumentar Jetmir Idrizi. Kampanja i bën homazh forcës së heshtur të qytetarëve, shumë prej të cilëve vazhdojnë të luftojnë për ndryshim”, përfundon Deda.

Edicioni i trembëdhjetë i DokuFest do të mbahet me 16-24 gusht në Prizren. Program i plotë i filmave do të shpallet më 24 korrik në webfaqen e “Dokufest-it”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Lajmet e Fundit