Haliti: Nuk po kërkojmë sqarim nga Kushtetuesja por pezullim të procedurës së zgjedhjes së kryeparlamentarit

XhavitHaliti-pdkPartia Demokratike e Kosovës kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të sqarojë se a ka pasur shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe procedurave në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku është zgjedhur kryeparlamentar Isa Mustafa. Andaj ne po kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që të pezullohet kjo procedurë e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

Kështu pohoi nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, nga e cila PDK po kërkon opinionin e saj lidhur me seancën e djeshme, për të cilën ata mendojnë se ka pasur shkelje të procedurave, raporton kosovapress.

“PDK mendon se procedurat janë shkelë. Ka pasur shkelje të njëpasnjëshme. Kemi kërkuar që të pezullohet kjo procedurë. Nga Gjykata Kushtetuese nuk kemi kërkuar sqarim”, tha ai.

Ndërsa Haliti tha se grupi më i madh parlamentar është ai që i ka fituar zgjedhjet e certifikuara nga KQZ.

“Ne e dimë që janë krijuar grupe dhe kanë krijuar grupe të përbashkëta, por këto nuk janë të legjitimuara”, tha ai.

Më Shumë

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit