19.6 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Vrasja e trefishtë në Korçë, shkak atësia e fëmijës

Vetevrasje-alltiKrimi brenda familjes trondit Korçën. Një 50-vjeçar, i kthyer vetëm tri ditë më parë nga Greqia ku kishte emigruar prej vitesh, ka ekzekutuar me breshëri automatiku bashkëshorten 40-vjeçare dhe djalin 1 vjeç. I përfshirë nga një gjendje e thellë depresive, kryefamiljari Edmond Fiqi ka vrarë më pas dhe veten, në derën e banesës ku jetonte prej disa vitesh familja e tij. Vrasja e trefishtë ka ndodhur mbrëmë në një banesë në hyrje të qytetit juglindor, në vendin ku dikur ka qenë antena e madhe e Radio Tiranës.

Ngjarja e rëndë ka alarmuar policinë, e cila menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës bënë me dije, se pas kryerjes së veprimeve hetimore, dyshohet se gjithçka ka ndodhur për motive xhelozie. Sipas hetuesve të çështjes, emigranti Edmond Fiqi, banor i komunitetit rom, ka qëlluar për vdekje gruan e tij, Albina Fiqi, me origjinë nga Shijaku, pasi dyshonte për atësinë e fëmijës.

VRASJA E TREFISHTE
Dyshimi se gruaja e kishte tradhtuar dhe se kishte një fëmijë me dikë tjetër, ka çuar deri në marrëzi Edmond Fiqin nga Korça. Mësohet se 40-vjeçari, prej shumë kohësh kishte emigruar në Greqi dhe se prej 4 vitesh ai nuk kishte ardhur në vendlindje. Sipas burimeve policore, Fiqi është kthyer nga vendi fqinj tri ditë më parë. Ai është tronditur kur ka gjetur të shoqen me djalin 1 vjeç. I tronditur, Edmond Fiqi i ka kërkuar shpjegime bashkëshortes së tij, Albinës. Hetuesit e çështjes pohuan se çifti është konfliktuar ashpër në lidhje me atësinë e fëmijës. Xhelozia i ka errur sytë Edmond Fiqit, i cili ka vendosur të hakmerret me gruan e tij.

Mbrëmë, rreth orës 20:30, 40-vjeçari ka hyrë i armatosur me automatik në banesën e tij. Ai ka hyrë në dhomë dhe ka zbrazur 15 plumba mbi krevatin ku po flinte bashkëshortja, Albina, me fëmijën 1 vjeç. Për pasojë këta të fundit kanë mbetur të vdekur në vend. Më pas emigranti ka vrarë dhe veten në derë të shtëpisë. Krismat e armës kanë alarmuar banorët e tjerë të komunitetit rom, të cilët kanë sinjalizuar policinë.

Më Shumë

Ngjarja tragjike me tre viktima në Malishevë, Kastrati ngushëllon familjen Berisha: Presim sa më shpejt të zbardhen shkaqet

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me tragjedinë që ka ndodhur në këtë qytet ditën e sotme, ku si pasojë e një...

Qentë endacakë “pushtojnë” hyrjen e Spitalit të Prizrenit

Një grumbull qenësh endacakë janë parë mbrëmjen e sotme në hyrje të Spitalit të Prizrenit. Kjo ka shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe vizitorët që frekuentojnë...

Lajmet e Fundit