8.5 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Rina Bilurdagu: “The Voice” të ndryshon jetën

Rina BilurdaguFituesja e edicionit të parë të “The Voice of Albania”, në një intervistë telefonike të dhënë për Top Albania Radio është shprehur që “The Voice Of Albania” i ka hapur asaj rrugët e suksesit.

E pyetur nga prezantuesja e programit “Lancio”, Amantia Bekteshi, se cfarë ka ndodhur me jetën e saj mbas The Voice , Rina Bilurdagu ka thënë: “Koncerte dhe angazhime pafund, pra cdo gje që ka të bëjë me muzikën”.

Por duket që nje gjë tepër e rëndësishme për fituesen e parë të The Voice mbetet shkolla, e cila studion për piano. Ajo madje thekson që për shkak të angazhimeve të saj në shkollë, e ka lënë pak pas dore këngën.

Këshilla që Rina Bilurdagu tha për të gjithë të rinjtë e talentuar, që akoma nuk kanë marrë guximin të marrin pjesë tek The Voice Of Albania është: “Merreni guximin dhe shkoni, pasi ja vlen cdo sekondë që kalon në atë program. The Voice Of Albania të ndryshon jetën, sikurse ma ndryshoi edhe mua”.

“Personazhet publik që më parë i shihja vetëm në ekran, tashmë janë kolegët dhe bashkëpuntorët e mijë më të mirë”.

“Merreni guximin dhe hajdeni në The Voice”, shtoi Rina duke buzëqeshur.

Në intervistën e dhënë, Rina gjithashtu ka folur edhe për projektin e parë muzikor të saj pas The Voice, për këngën “Let Me Go” për të cilën u shpreh: “Ishte shumë emocionuese të shihje që tashmë unë nuk po këndoja këngë të dikujt tjetër, por sapo fillova të krijoja repertorin tim”.

“Kam dalë shumë e kënaqur nga ai produksion si me muzikën, me tekstin etj”, përfundoi Rina.

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Xhevdet Morina në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Xhevdet Qazim Morina, i cili ra më 30 mars 1999 gjatë luftimeve në vendin...

Rexhepi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka njoftuar se i ka dhënë Kuvendit të Kosovës një afat shtesë prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të...

Lajmet e Fundit