21.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Kush janë ‘paguesit’ e prishjes së marrëdhënieve ndëretnike?

Ahmeti- GruevskiEdhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit ne ende nuk mundemi të lavdërohemi se kemi arritur nivel të lartë të vetëdijes për tolerancë ndëretnike.

“Nuk do të lejojmë prishje të marrëdhënieve ndëretnike”, ishte porosia e partnerëve tradicional qeverisës Ahmeti- Gruevski në fjalimet e tyre të fundit publike. Sipas tyre, tentimet për prishjet e marrëdhënieve etnike janë vepër e disa individëve që duan të fitojnë për vete ose punojnë për interesa tjera.

Analistët politikë kujtojnë për “Lajm” se pikërisht këta dy liderë gjatë kampanjës parazgjedhore kanë theksuar retorikën nacionaliste, e se kjo është edhe shkak i tensioneve ndëretnike.

Analisti Xhenur Iseni konsideron se liderët politik të pushtetit fajtorin e tensioneve ndëretnike duhet ta kërkojnë në mesin e tyre.

“Formacioni aktual qeverisës si duket ka mësuar recetën manipulative me masat popullore. BDI dhe VMRO-DPMNE gjithçka ndajnë bashkë të mirën dhe të keqen. Bashkë ata edhe i formojnë retorikët nacionaliste, mirëpo kur dikush i sulmon janë të gatshëm edhe të mbajnë mburojën e njejtë. Kohëve të fundit po ndodhë shpesh që fjalimet dhe porositë e Gruevskit dhe Ahmetit të kenë porosi dhe cak të njëjtë. Deri dje gjatë kampanjës zgjedhore ishin armiq, sot janë bashkuar dhe dikë tjetër e kanë armik. Armiku i tyre i përbashkët janë “paguesit për të prishur marrëdhëniet ndëretnike”?. Personalisht nuk e di drejt kujt e kanë drejtuar gishtin, sepse fajtorë janë vet ata, dëgjoni retorikën e tyre para formimit të qeverisë dhe nuk do hamendje se kush është fajtori”, tha për “Lajm” Iseni.

Politikologja Maja Stojanova vlerëson se Ahmeti dhe Gruevski gjithmonë kur nuk kanë suksese në qeverisje hapin këtë temë. Sipas saj, marrëdhëniet ndëretnike janë pikë e ndjeshme andaj edhe e keqpërdorin politikanët. Marrëdhëniet ndëretnike janë pika më e ndjeshmee ku më së shumti nxitet tension. Edhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit ne ende nuk mundemi të lavdërohemi se kemi arritur nivel të lartë të vetëdijes për tolerancë ndëretnike.

“Sa i përket politikanëve, sidomos atyre që kanë pushtet, gjithmonë kur e shohin të nevojshme që te defokusohet opinioni për faktin se qeveria nuk ka arritur sukses ata drejtohen kah marrëdhëniet ndëretnike, dhe krijojnë tensione. Kjo praktikë është e pranishme tek kryeministri Nikolla Gruevski dhe bashkë qeverisësi i tij Ali Ahmeti, të cilët me qëllim mbulimin e anomalive thekson retorikën e tyre nxitëse”, u shpreh për “Lajm” Stojanova.

Më Shumë

Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes një postimi në...

Panairi Tradicional i Prizrenit shënon kulturën dhe trashëgiminë vendase

Sot, në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Prizrenit u hap Panairi dy ditësh Tradicional i Prizrenit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe...

Lajmet e Fundit