1.8 C
Prizren
E premte, 15 Nëntor, 2024

Dëshmitari: Hashim Thaçi mes atyre që kontrollonin qendrën e ndalimit

Grupi i Drenices ne gjyqNë gjykatën e veriut vazhdoi seanca e procesit gjyqësor të grupit të njohur si “Drenica 2” me dëshminë e “Dëshmitarit A”. Dëshmitari tha se 12 komandantë të UÇK-së ishin përgjegjës për qendrën e ndalimit në Likovc.

“Dëshmitari A”, teksa iu përgjigj pyetjes së prokurorit Michalczuk të hënën se kush e udhëhiqte burgun e Likovcit, përmendi mes komandantëve që sipas tij kontrollonin atë, edhe kryeministrin në largim Hashim Thaçin, raporton kallxo.com

“Burgun e kanë udhëheq Sylejman Selimi, Jahir Demaku, Shaban Shala, Zeqir Demaku, Muharrem Xhemajli, Sahit Jashari, Hashim Thaçi, Sabit dhe Nuhi Geci dhe disa komandantë të tjerë emrat e të cilëve nuk po më kujtohen”, tha dëshmitari.

“Gjatë një mbledhjeje kur këta komandantë janë mbledhur për të marrë vendim për të më pushkatuar, e di se nëntë prej tyre kanë qenë kundër dhe tre nga ta kanë qenë për pushkatimin tim”, vijoi të flasë dëshmitari.

Ai meritën për atë se është gjallë ia atribuoi pikërisht Nuhi Gecit.

“Ai çdo ditë më ka vizituar në qeli dhe më ka treguar çka po ndodh. Ai gjithashtu më ka treguar se kur më ka mbrojtur mua që të mos më pushkatojnë ka qenë i rrezikuar edhe vetë nga këta komandantë”, deklaroi më tutje i koduari me emrin A.

Momentalisht gjykimi është ndërprerë për shkak të pauzës së drekës, ndërsa do të vazhdojë me pyetjet tjera të prokurorit.

Kjo seancë nisi me një orë vonesë, ndërsa kryetari i trupit gjykues Silicki u mor me procedura teknike. Tha se në këtë gjykim do të dëshmojnë dëshmitarë të mbrojtur nëpërmjet video-lidhjes, ndërsa publiku nuk ka të drejtë të xhirojë, t’ua shohë fytyrën këtyre dëshmitarëve e as të incizojë zërin.

“Këtë vendim e kemi marrë për shkak të shkresave të prokurorëve për t’i ikur rrezikut nga hakmarrja, frikës nga hakmarrja, apo frikësimit të dëshmitarëve”, tha Silicki.

Kundër këtyre konstatimeve reagoi Bajram Tmava, avokati i njërit nga vëllezërit Demaj.

“Ju lutem ju duheni me pasë fakte apo diçka të ngjashme për me ardhëm në këtë konstatim, sepse këto shprehje mua më irrituan”, tha Tmava.

Gjyqtari Silicki tha se ai e ka të drejtën për vendime të tilla.

“Këto janë vendime dhe konstatime të miat dhe kundër këtyre vendimeve nuk ka kurrfarë ankese”, tha Silicki.

Të akuzuar për keqtrajtim pikërisht ndaj këtij dëshmitari dhe të tjerëve në këtë proces janë: Agim, Bashkim, Selman e Driton Demaj, Fadil e Nexhat Demaku, Sabit Geci e Ismet Haxha.

Kundër të akuzuarve pritet të dëshmojnë pesë dëshmitarë.

Më Shumë

Kryetari i Rahovecit me padi kërkon 100 mijë euro kompensim dëmi nga inspektori i Arsimit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi  përmes përfaqësuesit të tij ka kërkuar të aprovohet padia e tij për kompensim dëmi kundër inspektorit të...

Vogëlushi Ezan Morina nga Hasi ka nevojë për ndihmë urgjente

Vogëlushi Ezan Morina nga fshati Kushnin i Hasit, ka nevojë urgjente për ndihmën e shoqërisë për të mbijetuar. Ai nga lindja  ka kaluar një periudhë...

Lajmet e Fundit