11.3 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025

Xhihadistët drejt Amerikës?

xhihadistetSHBA-ja de fakto i ka shpallur luftë ISIS-it dhe tani duhet të shtrëngohet për mundësinë e bartjes së luftës nga militantët në Amerikë, kanë paralajmëruar disa ligjbërës dhe analistë

Teksa Shteti Islamik po fiton terren dhe po shton rekrutët e huaj për luftime, grupi xhihadist llogaritet i aftë për të kryer sulme edhe në tokën amerikane. Këtë alarm e kanë lëshuar këtë javë disa ligjbërës dhe analistë të mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, të cilët argumentojnë se vendi de fakto i ka shpallur luftë Shtetit Islamik duke kryer sulme ajrore kundër pozicioneve të ISIS-it, dhe tani duhet të shtrëngohet për mundësinë e bartjes së luftës nga militantët në Amerikë.

“Zotëri President, bëhuni i sinqertë për rrezikun që na kanoset”, ka thënë senatorja republikane nga Karolina Jugore, Lindsey Graham, në Fox News. “Ata po vijnë”, ka paralajmëruar Graham.

Vërejtja e senatores Graham ka ardhur pas asaj që është dukur të jetë kërcënim i një luftëtari të Shtetit Islamik për të “ngritur flamurin e Allahut në Shtëpinë e Bardhë”. Një foto e përhapur gjerësisht në internet ka shfaqur një mbështetës të ISIS-it duke bërë një foto me një flamur të grupit xhihadist përpara, dhe me Shtëpinë e Bardhë në prapavijë, duke sinjalizuar mbase se ISIS është para portës së Shtëpisë së Bardhë. Legjenda e fotografisë shumë të diskutuar, megjithëse të paverifikuar, thoshte “Ne jemi këtu”, dhe ishte shoqëruar me ikonën e një fytyre të buzëqeshur.

Ekziston, megjithatë, një dallim i madh ndërmjet aspiratave për të sulmuar Amerikën në tokën e saj dhe mundësisë për t’i realizuar aspiratat. A kanë luftëtarët e ISIS-it aftësi apo mjete më të përsosura se Al-Qaeda, e cila kërcënon që më shumë se një dekadë pas sulmeve të 11 Shtatorit me një sulm tjetër të madh në tokën amerikane, por e cila kurrë nuk ka arritur ta realizojë atë?

“Këta njerëz (të ISIS-it, v.j.) janë të përgatitur për të luftuar, dhe ata i janë nënshtruar trajnimeve të rëndësishme në Siri dhe në Irak për të gjitha llojet e taktikave dhe teknikave, përfshirë krijimin e bombave”, thotë Samuel Brannen, pjesëtar i Programit të Sigurisë Ndërkombëtare në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. “Ata i kanë duart e përlyera me gjak – nuk janë tipa që kanë lexuar në internet”, shton ai. “Kjo është diçka që ata tashmë kanë bërë – kanë shtënë me armë ndaj njerëzve. S’bëhet fjalë për posedim të aftësive të reja, por të aftësive të praktikuara”.

Për më tepër, gjithnjë e më shumë luftëtarë të ISIS-it tani janë perëndimorë, kanë paralajmëruar senatorja nga Kalifornia, Dianne Feinstein, dhe disa senatorë të tjerë amerikanë. “Ata nuk po aplikojnë për viza për në SHBA”, thotë Brannen. “Ata vetëm po i tregojnë pasaportat e tyre”.

Më Shumë

FSK po realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”. Sipas njoftimit, ky...

Përkujtohet poeti Abdullah Thaçi

Është përkujtuar poeti, Abdullah Thaçi, në dhjetëvjetorin e vdekjes së tij. Shkrimtari dr. Xhevat Sylaj, e  vlerësoi trashëgiminë letrare të Thaçit: “Pas ndarjes nga jeta para...

Lajmet e Fundit