Punonjësit e administratës së Prizrenit pa pushime verore

Administrata e prizrenitAdministrata komunale e Prizrenit ka anuluar pushimet verore të stafit për shkak të fluksit të madh të qytetarëve për tu pajisur me dokumente.

Drejtori i Administratës, Ilir Baldedaj thotë se punonjësit mund ti shfrytëzojnë ato pas përfundimit të sezonit veror kur edhe bie numri i kërkesave për tu pajisur me dokumente të ndryshme administrative, transmeton RTK.

Mbi 30 punëtorë të administratës në Prizren po punojnë pa ndërprerë për tu ofruar shërbimet e duhura qytetarëve me theks të veçantë mërgimtarëve që shfrytëzojnë pushimet për tu pajisur me dokumente personale. Baldedaj thotë se gjatë kësaj vere ka qenë një punë e lodhshme për stafin administrative për shkak të kërkesave të shumta.

Shefi i administratës në Prizren, thotë se edhe përkundër fluksit të madh të qytetarëve në hollin e komunës, nuk ka pas tollovi e as pritje të gjata pas aplikimit të drejtpërdrejtë përmes internetit nga ana e qytetarëve, por edhe lehtësimit të shërbimeve.

Mirëpo, edhe kryerja e shërbimeve qytetarëve në një sportel u ka lehtësuar bukur shumë punën edhe qytetarëve të cilët për tu pajisur me një certifikatë është dashur të presin në radhë viteve paraprake thotë Baldedaj i cili premton se administrata në Prizren do të jetë gjithmonë e gatshme tu dal në ndihmë qytetarëve.

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit