1.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Vritet shqiptari në xhami në Zvicër, dyshohet për hakmarrje

zvicerNjë shqiptar rreth të 50-ave është vrarë në orët e pasdites në xhaminë “El Hidaje“ në St.Gallen pas namazit të xhumasë.

Viktima raportohet të jetë me origjinë nga Presheva, thotë për “albinfo”, Burim Berisha, i cili ishte i pranishëm në xhami. Sipas tij, dyshohet për hakmarrje.

“Një 50-vjeçar vrau me 5 plumba një shqiptar të po të njëjtës moshë për hakmarrje ngase ia paska vra vëllanë”, thotë Berisha për “albinfo”.

Më tutje Berisha thotë se bëhet fjalë për një ngatërresë familjare që kishte fillet para 20 vjetëve. Vrasësi nuk ishte xhemat i rregullt i xhamisë “El Hidaje”. Ai kishte ardhur për të marrë hakun nga regjioni i Sargans-it të Zvicrës. Akti makabër ka tmerruar besimtarët e pranishëm.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia, e cila thotë se në një xhami në lagjen Winkeln të St-Gallenit gjatë një shkëmbim zjarri që ishte dëgjuar të premten ka mbetur i vdekur një person..

“Një patrullë policore arriti disa minuta më vonë në vendin e ngjarjes dhe takuan një njeri me një pistoletë”, ka thënë zëdhënësi, Gian Andrea Rezzoli.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për shkak të hetimeve.

Më Shumë

U promovuan katër libra të publicistit Fahri Musliu

Katër libra dokumentaro-publicistikë të gazetarit dhe publicistit Fahri Musliu u promovuan sot në Prizren. Librat sjellin  në fokus tema historike, politike dhe shoqërore që lidhen...

Liria pranë mbrojtësit me përvojë nga Superliga

Skuadra e Lirisë është pranë edhe një përforcimi të bujshëm, edhe pse në moshë. Sipas përfoljeve, prizrenasit janë shumë afër të zyrtarizojnë mbrojtësin e...

Lajmet e Fundit