11.4 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

SHBA përshëndet përparimin e bërë nga Kosova

Kosove-ShBA-flamuriNë një deklaratë pasqyrohen pikëpamjet e qeverisë së amerikane të publikuar dje, thuhet se Shtetet e Bashkuara përshëndesin përparimin e Kosovës në fusha të ndryshme përfshirë organizimin e zgjedhjeve, shtimin e njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe përpjekjet e Kosovës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Shtetet e Bashkuara mirëpresin integrimin e vazhdueshëm të Kosovës brenda komunitetit ndërkombëtar. Në fakt, më shumë vende e kanë njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Dhe Kosova është pranuar në Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës, si vendi anëtarë i 60-të i këtij Komisioni.

Shtetet e Bashkuara përshëndesin Serbinë dhe Kosovën për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj dialogut mes dy vendeve të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe për zbatimin e Marrëveshjes së prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve. Dy qeveritë kanë ndërmarrë vendime të vështira, por të nevojshme për ta çuar përpara dialogun, i cili mbetet integral për një rajon të qetë dhe të begatë, raporton VOA.

Procesi i formimit të qeverisë në Kosovë pas zgjedhjeve të suksesshme parlamentare në qershor është duke vazhduar. Ndërkohë që udhëheqësit politikë dhe partiakë të Kosovës punojnë për formimin e qeverisë së ardhshme, është e rëndësishme që procesi të vazhdojë në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje udhëheqësve, partive dhe anëtarëve të Kuvendit të Kosovës që të lëvizin me shpejtësi drejt formimit të qeverisë së re, në mënyrë që të vazhdojë puna e rëndësishme e forcimit të demokracisë multietnike të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara mbështesin lirinë e shprehjes dhe të drejtat universale të njeriut dhe denoncojnë ata që zgjedhin dhunën për të shkaktuar përçarje dhe trazira brenda komuniteteve të tyre. Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën që ndodhi në Mitrovicën e Jugut në protestat e 22 qershorit në lidhje me barrikadat mbi Urën e Mitrovicës. Dhuna dhe tensionet mbi urën e Mitrovicës nënvizojnë nevojën për dialog të vazhdueshëm dhe konstruktiv për të zgjidhur dallimet.

Shtetet e Bashkuara përshëndesin autoritetet e Kosovës për përpjekjet e tyre për trajtimin e problemit të ekstremizmit të dhunshëm dhe nismën e policisë së Kosovës dhe gjyqësorit për ndalimin e atyre që dyshohet se kanë marrë pjesë në luftëra të huaja dhe përkrahësit e tyre në qershor dhe gusht. Presidentja Atifete Jahjaga e ka përsëritur publikisht se Kosova nuk do të bëhet një strehë e terroristëve, dhe se institucionet e Kosovës nuk do të lejojnë terroristët të rrezikojnë paqen, qendrueshmërinë dhe rendin kushtetues. Shtetet e Bashkuara mirëpresin nismën e disa vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Serbinë, për të miratuar ligje që ndalojnë rekrutimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve të tyre në konfliktet e armatosura në vende të huaja.

“Këto hapa”, tha Christopher Klein, Konsulli amerikan për Çështjet Politike në OKB, “forcojnë edhe më tej vendin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, duke e forcuare Kosovën, rajonin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, thuhet në fund të komentit të qeverisë amerikane.

Më Shumë

Sulm ndaj zyrtarit policor në Samadrexhë, arrestohet i dyshuari

Një incident është raportuar mëngjesin e së martës në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka tentuar të sulmojë zyrtarët policorë...

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Lajmet e Fundit