Mustafa: Kosova është sistem parlamentar, shumica parlamentare formon institucionet

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se PDK dhe Gjykata Kushtetuese duhet ta argumentojnë para opinionit sesi në një sistem parlamentar mund të zgjidhet Qeveria, Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit pa shumicë parlamentare.

Mustafa është ndalur te gjyqtari amerikan, hartues i Kushtetutës së Kosovës, John Tunheim dhe shpjegimi i tij për sistemin parlamentar.

Ja postimi i plotë në Facebook:

Gjyqtari amerikan, hartues i Kushtetutës së Kosovës, John Tunheim e shpjegoi qartë sistemin parlamentar. Ai theksoi se “Kosova është sistem parlamentar dhe kësisoj pa e pasur shumicën parlamentare s’mund ta formosh qeverinë”.

Rrjedhimisht, pa e pasur shumicën parlamentare, mund ta propozosh edhe qeverinë edhe organet e Kuvendit, por vetëm shumica i zgjedh ato.

Kjo ka qenë e njohur për të gjithë ne, por mbetet tani të bëhet e njohur edhe për PDK-në dhe Gjykatën Kushtetuese, ose këto dy palë ta argumentojnë para opinionit sesi në një sistem parlamentar mund të zgjidhet Qeveria, Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit pa shumicë parlamentare.

Nëse, së paku Gjykata Kushtetuese nuk e bën këtë, atëherë ajo përfundimisht e vërteton se nuk qëndron të jetë një institucion i pavarur, sipas Kushtetutës, por ka marrë anë politike në këtë proces jetik për Kosovën.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit