16.9 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Serbët e Kosovës s’po i duan vizitat e zyrtarëve shtetërorë në Beograd

Hoxhaj-Dacic ne BeogradVizitat e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës në Beograd, nga serbët e Kosovës po shihen si diçka që tregon se edhe një shtet shqiptar po formohet në Ballkan.

Ata e akuzojnë Beogradin për tradhti. Ditë më parë në Beograd ishin dy ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e ftesë për të qëndruar në një takim atje, ka edhe Presidentja Atifete Jahjaga.

Për udhëheqësin e serbëve të veriut të Kosovës, Marko Jaksiq, kjo vizitë do të thotë edhe një tradhti e radhës që autoritetet serbe në Beograd, po bëjnë ndaj Kosovës.

“Pas nënshkrimit të Traktatit të Brukselit, që do të thotë shkëputje e Kosovës nga Beogradi, tashmë është duke u lëvizur në drejtimin e krijimit të një shteti tjetër shqiptar në Ballkan”, ka thënë Jaksiq, përcjell televizioni publik.

Ai beson se vizita e Presidentit rus, Vladimir Putin në Serbi shërben vetëm sa për t’i larë njollat këtij pushteti i cili po aplikon një politikë përmes të cilës po heq dorë nga territoret e Serbisë.

Më Shumë

Arbnor Rifati flet pas përfundimit të sezonit: kërkon Superligë me 10 ekipe

Ka përfunduar edicioni për Proton Cable Prizrenin, ndërsa pas mbylljes së sezonit në Ligën e parë, ka reaguar trajneri i ekipit Arbnor Rifati me...

Totaj: Kariga ku ulej nana mbeti e zbrazët!

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij dhe...

Lajmet e Fundit