19 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Pesë filma të veçantë që portretizojnë shkrimtarët

96921Disa prej filmave më të bukur në histori trajtojnë degë të ndryshme të artit. Në portretet e shkrimtarëve, asnjëri nuk është i njëjtë me tjetrin – ata herë paraqiten si heronj të artit, e herë si njerëz të mjerë e të harruar nga njerëzimi.

Në vijim ja pesë nga filmat më interesantë që trajtojnë shkrimtarët dhe përjetimet e tyre po aq artistike sa librat që botuan.

Vëllezërit Coen janë të pamëshirshëm dhe mjaft komik kur është fjala për filmat që trajtojnë mendjen si fenomen, ndërsa “Barton Fink” mund të jetë vepra e tyre më e mirë në këtë fushë. Me John Turturro-n dhe John Goodman, filmi bën fjalë për një skenarist njujorkez që udhëton në Los Anxhelos për të shkruar skneare filmash. Rezultatet, ndërkaq, janë pamje që më shumë iu ngjajnë viteve 1940 ëndërrimtare. Fink vuan nga bllokim i tmerrshëm i shkrimtarit, ndërsa ngjarjet e çuditshme që i ndodhin vazhdimisht, vetëm sa e shpërqendrojnë edhe më shumë nga detyra e tij. Një film unik në llojin e vet.

Një histori që shtron dilemat në mendjen e një romancieri, gjatë procesit të shkrimit. Filmi është prekës dhe i bukur, teksa rrëfen historinë e letrarit në moshë, Clive Langham. Gjatë zhvillimit të filmit, kuptohet se skenat e paraqitura në film, nuk janë vetëm copëza që thurin jetën e shkrimtarit, por edhe copëza që thurin romanin e tij. Resnais, si zakonisht, nuk zhgënjen me portretet e veçanta humane.

Frank Langella këtu bën një portretizim të shkëlqyer të një shkrimtari, në përshtatjen e romanit të Brian Morton. Bëhet fjalë për një romancier të harruar, Leonard Schilling, si dhe Lauren Ambrose, një studente ambicioze, e cila është e vendosur ta kthejë Schilling-un sërish në skenën publike. Ndër tjerash, filmi premton biseda tejet interesante dhe intelektuale.

Natyrisht që këtu nuk mund të mungonte Godard. “Contempt” është një ndër të shumtit filma të zhanrit New Wave, që përpiqet ta përndritë procesin e të shkruarit – dhe se si del arti prej tij. Këtu, një romancier, tashmë i distancuar nga gruaja e tij (luan Brigitte Bardot), merr përsipër të rishkruajë skenarin e “Odisesë” së Homerit. Filmi shtron pyetjen e paevitueshme “arti kundër komerciales”, ndërsa drama e një martese që shkatërrohet është lajtmotivi që bie në sy artistikisht.

Më Shumë

Posta e Kosovës dhe Policia në Prizren/ Bashkëpunim për shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet në trafik

Menaxheri i Postës së Kosovës – Regjioni i Prizrenit, Liri Ramadani, së bashku me stafin e tij, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit...

Liria synon vendin e dytë, pret Mitrovicën në Prizren

Liria do të presë këtë të diel Mitrovicën në ndeshjen e javës së 23-të të Ligës së Parë, Grupi A. Takimi zhvillohet më 20...

Lajmet e Fundit