8.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Afro një mijë veta nga listat e shoqatave të luftës nuk do të pranohen në UP

UP-rektoratiRektorati i Universitetit të Prishtinës për herë të parë nuk ka pranuar të regjistrojë në studime të gjithë emrat e propozuar nga shoqatat e dala nga lufta, shkruan sot Koha Ditore.

Afro një mijë veta, të cilët janë sjellë përmes listave të këtyre shoqatave, sivjet nuk do të mund të pranohen në UP, pasi që drejtues të saj pohojnë se nuk kanë asnjë mundësi ta bëjnë këtë.

Burime të “Kohës Ditore” bëjnë të ditur se për këtë çështje, ditëve të fundit është zhvilluar një debat i gjerë ndërmjet Rektoratit të UP-së, Ministrisë së Arsimit dhe shoqatave të dala nga lufta.

Vendimi për të mos pranuar në studime të gjithë emrat e propozuar në këto lista, tashmë është miratuar edhe në Senat/koha ditore/

Më Shumë

Nga 1 maji, udhëtarët kalojnë pa ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri

Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila u mundëson qytetarëve të kalojnë kufirin pa...

Sot, mbahet akademi përkujtimore për komandantin Naser Shala

Një vjetorin e ndarjes nga jeta i Naser Shalës, organizohet akademi përkujtimore për komandantin e UÇK-së. Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të...

Lajmet e Fundit