KQZ nis përgatitjet për zgjedhje

KQZ-kosoveeShpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nuk pritet ta zërë në befasi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ky komision ka nisur përgatitjet, në rast se presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, vendos t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Një anëtar i këtij komisioni ka treguar për gazetën në kushte anonimiteti se ka filluar mobilizimi i KQZ-së. Sipas tij, ditëve të fundit janë mbajtur edhe disa punëtori, qëllimi i të cilave ka qenë përgatitja për zgjedhje.

“Lëvizjet brenda KQZ-së po ndodhin. Ditëve të fundit janë mbajtur edhe disa punëtori ku pjesëmarrës kanë qenë përfaqësues të këtij institucioni, e qëllimi i të cilave ka qenë përgatitja për zgjedhje”, ka thënë ky anëtar i KQZ-së. E në këtë institucion thonë se KQZ është e obliguar që të organizojë zgjedhje kurdo që ato shpallen./tribuna/

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për gazetën se nëse vendi shkon në zgjedhje, atëherë për shkak të afatit të shkurt kohor do të shkurtohej edhe koha për kryerjen e operacioneve të ndryshme zgjedhore. Mirëpo sipas tij, ky institucion, mbetet i përkushtuar në kryerjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore..

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit