23.5 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

Thaçi shpreh përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e marrëveshjes

Hashim Thaçi ne Mbledhje te QeveriseKryeministri Hashim Thaçi shprehu përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës për implementimin e plotë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Para kabinetit qeveritar, Thaçi tha se ratifikimi i kësaj marrëveshje me dy të tretat në Kuvendin e Kosovës është mesazh i qartë i mbështetjes së gjerë politike.

Me urim për Qeverinë e Kroacisë dhe popullin kroat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, kryeministri Hashim Thaçi e hapi mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Ai tha se ky hap i Kroacisë duhet të reflektojë edhe tek të gjitha vendet e rajonit që të punohet më shumë për integrim më të shpejtë në BE.

“Ne edhe në kuptimin historik edhe gjeografik kemi qenë, jemi dhe do të jemi pjesë e Evropës, do të punojmë maksimalisht që ky proces të përshpejtohet. Hapi i parë është marrëveshja e MSA-së që definitivisht e fut në binarë të sigurt për të ardhmen evropiane”, tha ai.

Thaçi tha se institucionet e Kosovës do të kryejnë të gjitha obligimet që dalin nga procesi i integrimeve evropiane në mënyrë që në afat rekord të përmbyllet ky proces, sikur edhe ai për liberalizimin e vizave.Thaçi shprehu përkushtimin edhe për implementimin e marrëveshjes me Serbinë, për ratifikimin e së cilës i falënderoi deputetët dhe partitë mbështetëse të këtij procesi.

“Ratifikimi i marrëveshjes ishte mesazhi më i qartë i një mbështetje të gjerë politike dhe qytetare për procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe fqinjësisë së mirë ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, transmeton RTK.

Kreu i Qeverisë tha se një hap tjetër në këtë drejtim është procedimi i Projektligjit për amnisti në Kuvendin e Kosovës, i cili do të shqyrtohet nesër në lexim të parë. Thaçi tha se ky projektligj do t’i trajtojë qytetarët në gjithë territorin e vendit në mënyrë të barabartë e jo në baza etnike apo rajonale.

Më Shumë

Arrestohen dy persona në Prizren, sekuestrohen kokainë, marihuanë e para të gatshme

Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale që lidhen me narkotikët. Gjatë kontrollit të realizuar në një shtëpi...

Kryeministri Kurti dhe ministri Murati vizituan fabrikën e prodhimit të lëngjeve “Aronica” në Prizren

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizituan sot fabrikën për...

Lajmet e Fundit