15.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Artistët ngushëllojnë familjen Shita

Vehap ShitaMe rastin e vdekjes së doajenit të kritikës teatrore kosovare, Vehap Shita, Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella bashkëshortes, familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij të shumtë.

“Në këto çaste të rënda për ju, ne bashkëndjejmë me dhembjen dhe me pikëllimin tuaj për humbjen e njeriut tuaj të dashur, i cili, me jetën, angazhimin, përkushtimin, profesionalizmin dhe idealizmin e tij, përmes shkrimeve me karakter analitik dhe kritik, la gjurmë të pashlyeshme në historinë e teatrit e të kinematografisë sonë kombëtare”, thuhet në letrën ngushëlluese.

“Jeta dhe vepra krijuese e kritikut Vehap Shita, si me shumësinë ashtu edhe me cilësinë dhe me profesionalizmin e saj, është një nga shenjat më identifikuese të kritikës në fushën e teatrit e të filmit në Kosovë, ndërkohë që, me kohëgjatësinë e saj, vepra e tij është një përmbledhje e begatshme e mendimit kritik për pjesën më të madhe të artistëve dhe krijuesve, të cilët, si bashkëkohanikë të tij, jetuan, vepruan dhe krijuan gjatë gjysmës së dytë të shekullit 20”.

“Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës vlerëson se vdekja e kritikut Vehap Shita është një humbje e madhe jo vetëm për kritikën teatrore dhe kinematografike kosovare, por edhe për gazetarinë, publicistikën, letërsinë, fushën e përkthimit dhe përgjithësisht për botën e letrave, për artin dhe kulturën kombëtare. Emri, jeta dhe vepra kritike, letrare, gazetareske e publicistike e z. Vehap Shita, sot dhe në të ardhmen, do të jenë pjesë e natyrshme e memories sonë kulturore, përmes të cilës ne, si një vlerë e veçantë dhe thellësisht profesionale, do të vazhdojmë t’i referohemi trashëgimisë së tij, pa të cilën nuk do të mund të shkruhet e as të interpretohet historia e teatrit kosovar”.

“Ne të gjithë lutemi, që shpirti i tij të pushojë në paqe të përjetshme!”, përfundon letra ngushëlluese e Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës.

Më Shumë

“Pse po më sheh shtrembër”, zënkë e çastit përfundon me plagosje në Gjonaj të Hasit

Një i mitur rreth moshës 17-vjeçare ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit në Gjonaj të Hasit të Prizrenit.   Sipas mjekëve, viktima ka marrë plagë...

Malishevë: Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e pasdites, një person është gjetur pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së...

Lajmet e Fundit