23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Djali i dëshmorit që nuk kërkon privilegje në emër të babait

Riad AsllaniJo të gjithë fëmijët e dëshmorëve kërkojnë privilegje për tu futur në Universitetin e Prishtinës, pa iu nënshtruar provimit pranues, ashtu siç ndodh rëndom me studentët tjerë.

Këto ditë kur po bëhet zhurmë e madhe rreth kësaj çështje, ku kërkesa për hyrjen e fëmijëve të dëshmorëve në UP s’ka të ndalur nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së, Riad Asllani – djali i njërit prej dëshmorëve që ka Kosova – ka reaguar lidhur me këtë çështje.

Në një postim të tij në FB thotë se nuk e dëshiron aspak këtë privilegj. Madje, e konsideron përulje dhe jo privilegj.

“Jam fëmijë dëshmori. Por, vitin e kaluar, kur aplikova në fakultet, nuk më zinte gjumi natën, duke i pritur rezultatet. Dolën dhe u pranova. Po pse s’më zinte gjumi natën? Sepse do e nënshkruaja që të vdisja me diplomë të shkollës së mesme, e nuk do ta përdorja këtë lloj ‘privilegji’, që për mua është përulës. Unë personalisht nuk kërkoj asgjë në emër të dëshmorit që dha jetën e vet, duke dashur të më shihte ashtu siç jam i lirë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, i cili parapëlqen të jetë student vetëm atëherë kur e meriton një gjë të tillë!

Më Shumë

Këta janë 4 lojtarët që udhëhoqën Bashkimin dhe Borën në këtë seri me më së shumti pikë

Në serinë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Borës, përgjegjësinë kryesore në sulm e kanë marrë liderët e dy skuadrave, të cilët kanë qenë vendimtarë në...

Shannon Shorter, MVP i publikut

Shannon Shorter është zgjedhur MVP i ndeshjes mes Bashkimit dhe Borës, sipas votave të ndjekësve në rrjetet sociale të FBK-së. Shorter zhvilloi një tjetër paraqitje...

Lajmet e Fundit