-3.6 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Kriza po e fundos Kosovën

QeveriaKosoves-objektiMoskonstituimi i Kuvendit dhe mosformimi i Qeverisë i ka shkaktuar dëme të pariparueshme vendit. Kjo krizë ka prekur çdo sferë të jetës. Analistët politikë mendojnë se një bllokadë e tillë institucionale do të ketë një kosto mjaft të lartë.

Fisnik Korenica, nga Klubi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se ngërçi politik po prodhon një precedent të keq për vendin.

Sipas tij, kjo situatë ka ndikuar në bllokimin e shumë proceseve të rëndësishme për vendin siç është procesi i stabilizim-asociimit dhe zbatimi i kritereve për liberalizimin e vizave. “Bllokimi institucional që ka Kosova, natyrisht ka një kosto shumë të lartë edhe për qëndrueshmërinë e institucioneve edhe për precedentin e keq që po e prodhon në vend”, ka thënë Korenica.

Sipas tij, kriza po shkon në dëm të qytetarëve të Kosovës, të cilët e dëshirojnë një perspektivë integruese për shtetin e tyre. Moskrijimin e institucioneve për tash e 6 muaj, Korenica e sheh si mungesë të liderdershipit, gjë që do të ketë pasoja të mëdha për të ardhmen ekonomike dhe zhvillimore të vendit/tribuna/

Më Shumë

Të gjitha rrugët në Malishevë janë të hapura për qarkullim

Përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të hapura për qarkullim, përfshirë edhe...

Peja 03 fiton derbin, mposht Bashkimin

Peja 03 ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e javës së 12-të të Superligës së Femrave, duke mposhtur Bashkimin me rezultat 64:58 (23:14,...

Lajmet e Fundit