Një i vdekur, pesë të lënduar në aksidentin e trafikut Prizren-Gjakovë

aksidenti 555Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prizren – Gjakovë, ku një person ka vdekur, ndërsa janë lenduar pesë të tjerë, njëri në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e paradites së sotme, tek restaurant “Jazi”.

Sipas hetuesve të trafikut rajonal, dyshohet se, deri tek aksidenti kishte ardhur nga një tejkalim i pasigurt i një veture e llojit Golf dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes gjatë tejkalimit të një veture Pikap e cila kishte filluar ç’kyçjen nga rruga në krahun e majtë, ndërsa brenda kishte edhe pasagjerë, ku pas përplasjes, njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Pas hetimit fillestar, në konsultim me prokurorin e shtetit, shoferi i veturës Golf është arrestuar dhe po mbahet në objektet mbajtëse të policisë, njofton zyrtari për informim i polocisë rajonale , Hazir Berisha.

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit