Kuçi: Qeveria, këtë javë

Kuci-hajredin5-30Për dallim nga Thaçi, i dyti i PDK-së, Hjaredin Kuçi, është shprehur optimist se institucionet e reja do të themelohen gjatë kësaj jave.

I pyetur nga “Zëri” nëse synon ta marrë postin e kryeparlamentarit apo sërish do të jetë pjesë e Kabinetit të ardhshëm qeveritar, Kuçi nuk ka mundur të konfirmojë nëse synon ekzekutivin apo legjislativin.

“Nuk është diskutuar për asnjë pozitë brenda PDK-së”, ka thënë ai shkurt, duke mos i shfaqur ambiciet e tij nëse synon majat e pushtetit të legjislativit.

Gjithashtu, mësohet se brenda LDK-së po zhvillohet një garë bukur e madhe rreth posteve ministrore për tetë dikasteret e ardhshme qeveritare që do t’i takojnë këtij subjekti politik, derisa deklarojnë se posti i kryeministrit është e sigurt se do t’i takojë Isa Mustafës.

“Janë diku rreth 20 njerëz që po garojnë për 8 postet e ministrave. Momentalisht nuk ka asgjë përfundimtare, por gjithçka do të qartësohet gjatë dy ditëve të ardhshme, deri të mërkurën”, ka thënë ky zyrtar i lartë pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së. Ndërkaq, për Lutfi Hazirin e LDK-së përveç postit të kryeministrit që do ta marrë lideri i tij është shprehur i sigurt se LDK-ja do të udhëheqë me Ministrinë e Financave.

“Posti i kryeministrit dhe Ministria e Financave shkojnë bashkë. Prandaj, këtu s’ka asnjë diskutim. Këto dy pozita shkojnë bashkë”, ka thënë ai për “Zërin”. Në të kundrën ka thënë ai, nëse nuk respektohet marrëveshja e arritur në parim, atëherë LDK-ja tërhiqet nga koalicioni duke kaluar në opozitë.

Më Shumë

I pakënaqur me notat e fëmijës, prindi dyshohet se kërcënoi mësimdhënësen në Rahovec

Një incident është raportuar në një shkollë në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku një prind dyshohet se ka kërcënuar një mësimdhënëse. Fillimisht u raportua se...

Zafir Berisha: Elbasan Shoshaj la gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Elbasan Shoshaj, duke e vlerësuar si një veprimtar...

Lajmet e Fundit