5.2 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Kryetari human i Mamushës

opinion 23Shkruan: Izet Elshani

Shoqëria jonë kosovare e lodhur dhe e molisur nga zymtësia politike në pesmbëdhjet vitet e pasluftës nuk po arrin që asesi të ndërtojë një sistem të sigurimeve shëndetësore apo të ndërtoj institucione shëndetësore të besueshme në të cilat qytetari i rëndomtë do tu besonte këtyre dhe nuk do të kërkonte lëmoshë për shërim jashtë vendit.

Çdo ditë në mjetet e informimit shohim tek kërkohet ndihmë për shërime jashtë shtetit, por nuk mungojnë edhe informacionet se disa organizata ofrojnë ndihmë mjekësore falas për shërim jashtë shtetit.

Një zë i vetëm i cili u del në ndihmë jo vetëm qytetarëve të komunës së tij duke “tejkaluar edhe kompetencat” që ka si kryetar komune është edhe Kryetari i Komunës së Mamushës z.Arif Bytyq.
Një njeri që flet me veprën e tij,i hapur ndaj ideve dhe shumë njerëz mundë dhe të mësojn nga shembulli i jetës së tij. Po ashtu humanizmi ynë, ka nevojë të sforcohet nga idetë dhe mesazhet e tij. Prandaj, ky rast dhe prezantimi i figurës dhe veprës së tij, ka një domethënie dhe përçon një mesazh: e mira triumfon mbi të keqen, drita mbi errësirën, mirësia mbi shpirtngushtësinë dhe dashuria përball urrejtjes.
Duke marrë shembull nga vepra e tij, ne mund ta lartësojmë mbi të këqijat tona, flamurin e dashurisë dhe humanizmit që e ka ky njeri. Unë uroj që ndihma dhe ndikimi,krijimtaria e tij është gurthemel në identitetin e ri të Kosovës, në identitetin e ri modern e europian të kosovarëve.I pandalshëm në përpjekje për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njeriut meritor ka bërë që vepra e tij të hapet dyert spitaleve më të njohura në Turqi për qytetarët e Kosovës.
Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: “Nëse një person ec për të përmbushur një nevojë të vëllait të tij, është më mirë se të qëndrojë në itikaf për dyzet ditë.”

Më Shumë

Prizreni shënon 18-vjetorin e Pavarësisë, Totaj fton për festë dinjitoze dhe t’i bashkohen marshit “Drejtësi, jo politikë”

Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, ka publikuar agjendën e aktiviteteve për kremtimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republika e Kosovës, të organizuar...

Borea kompleton katërshen gjysmëfinaliste në Final 8

Borea është skuadra e fundit që ka siguruar biletën për në gjysmëfinale të Final 8 të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë te...

Lajmet e Fundit