Kuvendi peng i dy partive të mëdha

KuvendiKosoves5-27Edhe pas marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të PDK-së dhe LDK- së, formimi i institucioneve ka mbetur peng i ndarjes së dikastereve dhe paqartësive për postin e kryeministrit.

Pavarësisht se LDK pretendon se me marrëveshjen e 19 nëntorit posti i kryeministrit i takon atyre, PDK dhe kreu i saj, asnjëherë nuk e kanë thënë se ky post tashmë i takon LDK-së.

Sipas tyre, posti i kryeministrit dhe postet tjera do të jenë pjesë e ndarjes së “kulaçit”, në mes të grupeve punuese. Analistët politikë, vlerësojnë se mosthirrja e seancës po ndodh për faktin se partnerët e koalicionit janë të koncentruar më shumë në ndarjen e dikastereve sesa në programin qeverisës dhe pikërisht pozita e kryeparlamentarit mund të jetë subjekt i “pazarit”, në mes të PDK-së dhe LDK-së. Petrit Zogaj, nga Lëvizja Fol, ka thënë se pas datës 19 nëntor, i gjithë koncentrimi i dy partive të mëdha është në ndarjen e posteve shkruan Tribuna.

Më Shumë

Zbulohen 12 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e Njësisë së Prizrenit kanë evidentuar dhe trajtuar 12 lidhje të paautorizuara në...

Pensionohet Feriha Paqarizi, zyrtare e Drejtorisë së Pronës në Prizren

Në Komunën e Prizren është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë së Pronës, Feriha Paqarizi, pas një karriere shumëvjeçare në shërbim të administratës komunale. Ajo është vlerësuar...

Lajmet e Fundit