2 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Koalicioni PDK-LDK i panatyrshëm, rezultat – shqiptaret ikin nga atdheu i tyre!

Bekim rexhepiShkruan: Bekim Rexhepi

Gjërat që janë të panatyrshme ne vetvete prodhojnë reagime të pa pritshme, kështu i pa pritshëm ishte edhe bashkimi në qeverisjen e ardhshme të Kosovës në mes PDK-së e LDK-së, pra aq i pa pritshëm ishte ky bashkim pasi për shumë vite ne pushtet të PDK-së ndodhen pak gjëra të mira për vendin dhe qytetaret e saj. Kjo gjë i solli shqiptaret para një vendimi qe ne zgjedhjet e fundit të mos e votojnë në masë të konsiderueshme PDK-në, si fituese të serishme në vend.Populli nuk i dha votën as LDK-së në masë të duhur ngase edhe ajo ishte bashkë qeverisur me herët me PDK-në, ndaj në mënyrë shumë të duhur e dha votën, duke e shpërndarë gjithandej, nuk i dha askujt, madje aq sa duhet për të qenë i mjaftueshëm me vetën e për ta vetëqeverisur vendin.

Vota nuk ju dha as LDK-së për të qenë e vetëmjaftueshme ne formimin e qeverisjes me vendin, sepse e dinte më mirë kapacitetin e saj ndaj votën e kishte shpërndarë edhe tek të tjerët si në VV-ja, AAK-ja dhe NISMA . Bashkimi i VLAN-it më herët dhe për pesë muaj pa mundësi demokratike të formimit të qeverisë nga regjimi formal dhe mekanik i Hashim Thaçit, nuk prodhoj ndonjë mirëkuptim për demokracinë dhe për mekanizmat e saj.

Ngërçi politik u krijua nga PDK-ja e cila nuk dëshironte të prodhoj ndonjë mirëkuptim për vlerat demokratike dhe për ti dhënë shansin e duhur mekanizmit të saj të zgjedh ngërçin politik duke i dhënë pushtetin një Blloku të përbashkuar rreth një qeverisje me ndryshe, sepse në këtë mënyrë natyrshëm do të mund të lexohej vota e qytetarëve.

Blloku i VLAN-it ishte një shpresë më shumë për qytetaret, dhe ishte mënyra me e mundshme e krijimit të një gjendje ndryshe ne vend. Kjo nuk ndodhi për shkaqe më të pakuptimta qe i dalin para politikës shqiptare në Kosovë. PDK-ja përfundimisht nuk dëshironte të le fare pushtetin vetëqeverisës, ndaj e futi zgjidhjen normale e demokratike në ngërç politik duke i dhënë pak shanse për ta zgjedhur me mekanizma demokratik, e futi në formalitet kushtetues dhe i krijoj alibi për t’u mos u zgjidhur jashtë diktatit të saj. Blloku i VLAN-it e provoj mekanizmin demokratik të zgjidhjes por u sprovua, ngase PDK-ja përfundimisht ishte distancuar nga çfarëdo zgjedhje jashtë saj dhe pa të.

Pamundësia e një zgjidhjeje të ndryshimit të qeverisjes krijoj do e mos plasaritje, madje plasaritja deri diku qe e pritshme të ndodhi!. Blloku i VLAN-it u nda, rreth postit të kryeministrit, mbase këtu do të plaste sherri dhe ja qe plasi pikërisht rreth këti posti të përgjegjshëm, e qe për shumë lider në Kosovë akoma nuk kuptohet si një përgjegjësi e jashtëzakontë, po si një privilegj për të kenë i pari i vendit dhe jo më shumë. Plasaritja e Bllokut VLAN, dhe pritja për intervenua dikush nga “miqtë”, dha rezultatin më të keq, të mundshëm për Kosovën dhe qytetaret e saj.

Shkatërrimi i një blloku të shpresës do të krijonte një bllok të ri të panatyrshëm, e ky bllok tashmë i quajtur “Blloku i PLDK-së do të prodhonte kundër reagimin më të papritshëm të qytetarëve të saj. Qytetaret duke e ndjerë vetën të pasigurt dhe pa të ardhme në vendin tyre, marrin një vendim të tmerrshëm të braktisin atë, një shenjë shumë e keqe për politikën dhe liderët e saj. Mos përgjegjësia e tyre dhe marifeti politik sjellin këtë imazh të ri për Kosovën e 2014, e 15 viteve të çlirimit dhe të shtetit më të ri në Botë.

Më Shumë

“Ciceronët e Rinj” shënojnë 17 Shkurtin në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka organizuar aktivitetin edukativ...

Ortekët bllokojnë rrugën Qafë Thore–Theth, ndalohet qarkullimi për të gjitha automjetet

Rruga Qafë Thore–Theth është bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike, përgjatë këtij aksi.  Lajmi është bërë i ditur...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit