Kadaj-Bujupi: Ky është koalicioni Putin-Escobar-Castro

DonikaKadaj-Bujupi-aakMllefin ndaj qeverisë së re, “Mustafa I”, e ka shprehur edhe deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi, e cila këtë koalicion e ka quajtur një kombinim Putin-Escobar-Castro.

“Është një kombinim Putin-Escobar-Castro, me figura te dyshimta për krim”, ka thënë Kadaj gjatë fjalimit të saj, pjesë e debatit në Kuvendin e Kosovës.

Kadaj ka thënë se qeverisja e re po përbëhet nga njerëz që kanë mbushur kryetitujt e medieve me veprimtaritë kriminale të tyre.

“A nuk ka pasur Kosova njerëz që do të qeverisnin me duar te pastërta e me të cilët qytetarët e Kosovës do të krenoheshin?”, ka vazhduar tutje ajo.

“Ne kemi njerëz në këtë koalicion dhe klasë politike përmes të cilëve do të mbushen autobusët që marrin rrugën për Suboticë”, ka thënë tutje deputetja e AAK’së.

Po ashtu, Kadaj ka thënë se edhe ata deputetë të LDK’së që nuk votuan apo abstenuan për kryeparlamentarin e PDK’së, Kadri Veseli, ishin vetëm një mashtrim tjetër që e bënë për të ruajtur elektoratin e tyre.

Më Shumë

Abdixhiku e Osmani kalojnë paraditen në Prizren, takojnë qindra qytetarë

Kandidati për kryeministër i LDK-së dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Prizrenit. Abdixhiku e Osmani...

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Lajmet e Fundit