Javën e ardhshme raporton para qytetarëve

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, javën e ardhshme do të mbajë takim publik me qytetarë. Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha njoftoi se në këtë takim kryetari Muja do të raportojë për punën e këtij viti, si dhe do të debatojë me qytetarët.

“Me 17 dhjetor 2014 (e mërkurë ) do të mbahet tubimi publik i Kryetarit të Komunës me qytetarët e Komunës së Prizrenit, në sallën për mbledhje të Kuvendit të Komunës, duke filluar nga ora 11:00”, njoftoi Berisha.

“Në këtë takim kryetari Muja do të raportojë për punën e periudhës janar – dhjetor të vitit 2014”.

Sipas tij, në këtë takim para qytetarëve do të raportojnë edhe drejtorët e Ekzekutivit

“Ftohen të gjithë qytetarët e interesuar, përfaqësuesit e mjeteve të informimit dhe OJQ-të që të marrin pjesë në këtë tubim”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, organizon nesër mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit, Ismet Reka

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit do të organizojë nesër një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit...

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

Lajmet e Fundit