Guxon t’ua ndalë pagat politikanëve!

Ramadan ZejnullahuKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe krejt ministrat e tij, Arsim Bajrami, Hajredin Kuçi, Haki Demolli, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami do të mbetën pa paga për angazhim e tyre si profesorë në Universitetin e Prishtinës.
Kjo pasi Express mëson se rektori i UP’së,

Ramadan Zejnullahu ka marrë vendim që këta profesorë të largohen nga lista e pagave si staf i rregullt i UP’së.
Vendimi i marrë sot, vlen për të gjithë profesorët e universitetit të cilët krahas ligjërimit në UP kryejnë edhe angazhime tjera politike dhe për rektorët e universiteteve tjera publike në vend.

Kështu tash e tutje këta profesorë konsiderohen vetëm si bashkëpunëtor të jashtëm-të angazhuar në UP dhe rrjedhimisht janë hequr nga lista e pagave të universitetit.Ky vendim do të vlejë edhe për kreun e gjykatës kushtetuese, Enver Hasani, bën të ditur Express.

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit