35.9 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Vjosa Osmani i kundërpërgjigjet Rugovës: Shembull i keq është të mos e mbash fjalën

VjosaOsmani-LDKVjosa Osmani, deputetja më e votuar në Kosovë, ka reaguar pas akuzave të nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, i cili tha se deputetët që u rebeluan e bën këtë për pozita. Pas kësaj deklarate të Rugovës, Vjosa Osmani ia ka numëruar një nga një se çka është shembull i keq.
Ajo në një postim në rrjetin social Facebook thotë se shembull i keq është të mos e mbash fjalën, e jo e kundërta.

Lexojeni reagimin e Vjosa Osmanit.

Rreth linçimit publik të nënkryetarit Haki Rugova në Gazetën Epoka e Re:

– Shembull i keq është mos ta mbash fjalën, e jo e kundërta;

– Shembull i keq është t’i premtosh dhe garantosh qytetarëve diçka çdo dite për 4 vite dhe pastaj të ndryshosh qëndrim brenda natës;

– Shembull i keq është të sulmosh deputetët e partisë sate e mos ta marrësh guximin të dalësh për të dhënë argumente bindëse pse ky koalicion është lidhur;

– Shembull i keq është të shkelesh mbi vlerën themelore mbi të cilën është ndërtuar LDK-ja, e që është demokracia dhe fjala e lirë, duke mos respektuar mendimin ndryshe dhe duke linçuar publikisht ata që mendojnë ndryshe;

– Shembull i keq është të thuhet prapa shpinës kundërshtimi i koalicionit me PDK-në e të mos marrësh guxim ta thuash në sy;

– Qytetarët, i nderuar nënkryetar Rugova, do ta kenë fjalën e fundit se cili ka qenë shembulli i keq e cili shembulli i mirë.

– Tani është koha që me punë të jepet një shembull i mirë, sepse vetëm kështu mund t’i bindni të gjithë se ne e kishim gabim. Jo me sulme, jo me linçim.

Ndryshe, lidhur me deklaratën e Rugovës në orët e paradites ka reaguar edhe deputetja tjetër nga LDK, Alma Lama. /Telegrafi/

Më Shumë

Ndërprerje të rrymës sot në rajonin e Prizrenit për shkak të punimeve në rrjet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë...

Komuna e Prizrenit apelon për kujdes ndaj zjarreve

Për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë që po mbizotëron në rajon, Komuna e Prizrenit ka ngritur alarmin për rrezikun në...

Lajmet e Fundit