Gazetari Refki Reshitaj i kthehet muzikës (Video)

Refki Reshitaj, gazetarGazetari shumëvjeçar Refki Reshitaj i është rikthyer këngës. Në të gjitha koncertet që ka mbajtur deri më tash,zëri i tij, është mirëpritur nga dëgjuesit dhe adhuruesit e muzikës. Ai muajin e kaluar ka marrë pjesë edhe në një koncert në Gjermani.

Reshitaj nuk ka ngurruar t’i kërkoj ‘falje’ Perëndisë, që nuk ka shfrytëzuar zërin që ia ka dhuruar për muzikë.

“U bënë shumë vjet që jam nda nga skena e muzikës… E dijë se ishte gabim i madh dhe për këtë i kërkoj falje Perëndisë që më dhuroi talentin, por edhe të gjithë adhuruesve të këngëve të mija, të kënduara e kompozuara nga unë, të cilët i pëlqyen dhe i deshën ato”, shkruan Reshitaj në Facebook.

Refki Reshitja për herë të parë ka kënduar në vitet e 70-ta. Ai karrierën e tij të muzikës ka filluar qysh në shkollën e mesme. Përveç këndimit, ai ka kompozuar edhe shumë këngë.

Refki Reshitaj, paralelisht më këngën një kohë ka ushtruar edhe profesionin e gazetarisë, të cilit i ka qëndruar besnik deri në fund. /PrizrenPress.com/

https://www.youtube.com/watch?v=Yje_b9LWI-c

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren është shënuar Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor – 21 Maji, në një aktivitet të organizuar nga Këshilli...

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Lajmet e Fundit