7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Google heqjen e 2 videove nga YouTube

QeveriaKosoves-NdertesaGoogle të hënën ka lansuar raportin e saj më të fundit mbi transparencën qeveritare, i cili tregon se ka një rënie të vogël të kërkesave nga qeveritë e botës për fshirje të materialeve.

Raporti i nëntë i kompanisë përfshin periudhën gjashtë-mujore nga qershori deri në dhjetor të vitit 2013, gjatë së cilës periudhë Google ka pranuar 3,105 kërkesa qeveritare për heqjen e 14,637 pjesëve të përmbajtjes. Gjiganti i internetit thotë se këto shifra paraqesin një rënie të vogël nga pjesa e parë e vitit 2013, kur kompania kishte pranuar “një numër të madh” të kërkesave për fshirje të materialeve nga Turqia, e cila që nga ajo kohë është nivelizuar.

Por, ndërsa Turqia është qetësuar, kërkesat nga Rusia janë shtuar me 25 për qind në krahasim me periudhën e kaluar raportuese, thotë Google. Për më tepër, edhe kërkesat nga Tajlanda dhe Italia kanë shënuar rënie.

Në pjesën e dytë të 2013, top tri produktet nga të cilat qeveritë dërguan kërkesa për fshirje, ishin: Blogger (1,066 kërkesa), Kërkime (841 kërkesa) dhe YouTube (765 kërkesa). Gjatë kësaj periudhe, 38 për qind e kërkesave qeveritare për fshirje përmendnin shpifjet si arsye për fshirje, 16 për qind përmendin gjërat e turpshme dhe nudizmin si dhe 11 për qind ishin për privatësi apo siguri, raporton Koha.net.

Në ndërkohë, Google thotë se në pjesën e dytë të vitit 2013 ka pranuar kërkesat e para qeveritare nga Kosova. Forcat e rendit dhe ligjit nga Kosova kanë kërkuar heqjen e dy videove në YouTube që shfaqnin të mitur duke u rrahur. Në atë rast, Google veçse kishte fshirë videot për shkelje të rregullave të komunitetit para se të pranonte kërkesën qeveritare.

“Raporti ynë i Transparencës nuk është një pikëpamje gjithëpërfshirëse e censurës online”, thotë Drejtori Ligjor i Googles, Trevor Callaghan. “Por, ai ofron një thjerrë mbi gjërat që qeveritë dhe gjykatat kërkojnë nga ne që t’i fshijmë, duke vënë në pah rëndësinë e transparencës rreth proceseve që qeverisin kërkesa të tilla”.

Më Shumë

Totaj merr pjesë në “Morning Prayer Breakfast” në Washington DC

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale “Morning Prayer Breakfast”, e cila është mbajtur në Washington DC, duke...

Lajm i mirë për prizrenasit, lojtari kryesor drejt rikthimit

Një lajm i mirë vjen për tifozët e Bashkimit në fazën më të rëndësishme vjetore të basketbollit kosovar. Njëri nga lojtarët më të mirë të...

Lajmet e Fundit