7.3 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

“EC Ma Ndryshe”: Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren

ura e gurit ne prizrenOJQ “EC Ma Ndryshe” sot ka organizuar diskutimin mbi raportin hulumtues“Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren”. Pjesë e këtij organizimi ishin përfaqësues të institucioneve kulturore dhe njerëz të ndryshëm që merren me këtë sferë nga Prizreni.

Raporti i hulumtimi mbi potencialin e aktivizmit kulturor dhe urban në Prizren bazohet në intervista individuale, rrëfime gojore, forumet e diskutimit në kuadër të projektit, thirrjet për intervenime artistike si dhe publikimet dhe praktikat në rajon.

Temat kryesore që i trajton ky hulumtim janë: ngjarjet kulturore si potencial i aktivizmit kulturor, potenciali i aktivizmit kulturor në Prizren, nevoja për politika kulturore dhe zhvillim, degradimi urban dhe transformimet në qyetet, identiteti urban i qytetit dhe kultura si ndërmjetësuese në mes të qytetarëve dhe qeverisjes lokale, theksoi para të pranishmëve, koordinatorja e këtij projekti, Flaka Xërxa.

Koordinatorja Xërxa, tha më tej se Projekti “Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren” synon të nxisë debat shoqëror mbi rolin e aktivizmit kulturor në transformimin urban të qytetit. Në esencë, projekti është një nismë e intervenimit kulturor dhe artistik që synon t’i trajtojë në mënyrë kreative sfidat e zhvillimit urban dhe reformës demokratike në Prizren.

Përveç hulumtimit mbi potencialin e aktivizmit kulturor, gjatë vitit 2014 pjesë e këtij projekti ishin edhe këto aktivitete: forumet e diskutimit, intervenimet artistike në hapësirën publike, platforma virtuale për blogging kulturor dhe konferenca rajonale për shkëmbimin e përvojave mes aktivistëve kulturor nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, theksoi ajo. Diskutimi ka qenë i hapur, në kuadër të metodologjisë punuese të vetë hulumtimit dhe të gjitha vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet do të përfshihen në produktin final të këtij hulumtimi…/TV Opinion/

Më Shumë

Liria fiton derbin e Prizrenit

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në...

Përkujtohen dëshmorët Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Me këtë...

Lajmet e Fundit