17.1 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

A do ta votojë tërheqjen e Trustit? Flet deputeti i VV-së

Projektligji për Trustit pritet të hyjnë në rend ditën në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka deklaruar ditë më parë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Në lidhje me këtë Projektligj, qëndrimi i partisë në pushtët vazhdon të jetë kundër.

Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi ka thënë se vota e tij për Trustin varet nga qëndrimi i partisë.

Thaçi tha për Front Online se në LVV-së është deputet për t’i shtyrë përpara politikat e Qeverisë.

“Nuk kam informacione që do të vie në seancën e parë të Kuvendit, atë e vendosë kryesia. Në koordinim me grupin parlamentar do të votoj sepse unë nuk jam deputet aty për teket e mia por jam deputet për t’i shtyrë përpara politikat e Qeverisë Kurti. Nuk e di nëse ka ndërruar qëndrim apo jo. Ne para mbajtjes së seancës ne kemi mbledhje të grupit parlamentar dhe i shqyrtojmë të gjitha pikat që i kemi për në seancën e Kuvendit dhe sigurisht që aty do të merret vendimi dhe në koordinim me grupin parlamentar do të merret vendimi edhe për votën time”, u shpreh Thaçi.

Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar disa herë kundër kësaj nisme, duke thënë se paratë e Trustit janë për qytetarët kur të dalin në pension, e jo që t’i shfrytëzojnë ato mjete tash

Më Shumë

Trepça dhe Bashkimi përballen sërish për titullin e kampionit – ky është orari i finaleve

Trepça dhe Bashkimi do të përballen edhe këtë edicion në finalen e madhe të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një rivalitet që tashmë është...

“Ekoregjioni” nis përditësimin e të dhënave për të gjithë klientët në Prizren

Kryeshefi Ekzekutiv i “Ekoregjionit” në Prizren, Burim Shala, ka njoftuar se ekipet e tyre do të dalin në terren për regjistrimin dhe përditësimin e...

Lajmet e Fundit