AAK-LVV në Prizren/ Takim për koordinim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bajram Kastrati ka pritur në takim kryetarin e Vetëvendosjes, Artan Abrashi.

Në këtë takim është biseduar lidhur me ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike në asamblenë komunale të komunës së Prizrenit.

“Duke mos dashur që Prizreni të bllokohet për shkak të mos funksionimit të asamblesë komunale dhe duke pasur parasysh nevojën për ndaljen arrogancës në qeverisje ku kërkesat e asamblistëve nuk merren parasysh porse shfrytëzohen vetëm si mekanizëm votues, kemi parë të rrugës të kemi këtë takim lidhur me koordinimin e veprimeve opozitare në kuadër të asamblesë komunale të Prizrenit, në të mirë të qytetarëve të komunës së Prizrenit”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Prizren, shpreson që në bashkëpunim me subjektet politike në asamblenë komunale të Prizrenit, të ndërtoj një opsion real për qeverisjen, që garanton sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për qytetarët e komunës së Prizreni”.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit