AAK sot e prezanton programin e saj zgjedhor 2021-2025

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot në orën 15:00, do ta prezantojë programin e saj zgjedhor, në Bibliotekën Kombëtare, në Prishtinë.

Së fundi, AAK-së, i janë bashkuar shumë figura publike, në garë për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka theksuar se brenda listës së Alencës, janë shumë ekspertë të fushave e profesionistë të mirë, të cilët do ta përfaqësojnë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kujtojmë, që dje gjatë ditës, edhe PDK, prezantoi programin e saj, ku premtoi rritje të pagave mbi 30 përqind për sektorin privat dhe publik, si dhe për pensionet e qytetarëve të Kosovës./periskopi.

Më Shumë

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit