16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Abdullah Thaçi : Ja pse humbi LDK-ja në Prizren

Ish-anëtari i LDK-së në Prizren, Abdullah Thaçi, thotë se janë disa arsye pse ky subjekt politik humbi në zgjedhjet e fundit të vitit të kaluar.

Sipas tij, kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhkau është sabotuar nga një pjesë e strukturave të këtij subjekti politik.

Thaci, thotë se rënia e LDK-së në Prizren, filloi nga viti 2000.

Postimi në Facebook

Zgjedhjet e këtij viti u humbën si pasoj e mos angazhimit të strukturave të LDK në Prizren. Shumica e këtyre strukturave e sabotuan kandidaturën e Hatim Baxhakut. Bile kishte edhe kryetar të nëndegëve të mëdha të LDKsë që u rreshtuan krah kandidatit të PDK-së. Vllëzrit e tij u panë edhe në xhirime dhe fotografi krah për krah me kandidatin e PDK-së në Prizren. E kjo apsolut nuk i bënë përshtypje.!!!

Unë vërtetë kam shumë për të thënë, por këtu dua ta theksoj disa fakte:

1. LDK në Prizren humbi si pasoj e tradhtisë së Isa Mustafës për koalicionin me SHIKun.

2. LDK në Prizren humbi për shkak se Isa Mustafa, pasi nuk mundi ta ndal kandidaturën e Dr. Hatimit, ai me marionetat e tij bëri pazare të fshehta me SHIKun për Prishtinën në dëm të Prizrenit.

3. LDK në Prizren humbi për shkak të sabotimit nga vet strukturave nga brenda.

4. LDK në Prizren humbi pasi që në listë për asamble komunale kishte kandidu njerz me të kaluar kriminale, të prisht moralisht dhe të rinj të pa djallzuar sa për ta mbush listën por të papërvojë.

Unë ndihem i lumtur që, ndoshta me vonesë, jam shkëputë nga ky klub mafioz që për interesa të veta ishte në gjendje të haj kokat e aktivistve të vet.

Më Shumë

67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Veselaj-Gjutaj ndan certifikatat për pjesëmarrësit e trajnimit për rishikimin e teksteve shkollore

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gjutaj, ka njoftuar se në ambientet e Drejtorisë Komunale të Arsimit është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së certifikatave...

Lajmet e Fundit