-7.2 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Aksident në Francë, 12 të vdekur

Dymbëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një aksidenti në mes të një kamioni dhe një minibusi në Francë nqendrore.

Viktimat ishin të gjithë pasagjerë me kombësi portugeze të cilët po udhëtonin me minibus nga Zvicra në Portugali, thonë zyrtarët, përcjellë Klan Kosova.

Shoferi i minibusit dhe dy vozitësit e kamionit që ishin italian i mbijetuan këtij aksidenti.

Përplasja ka ndodhur pak para mesnatës në afërsi të fshatit Montbeugny.

Akoma nuk dihen shkaqet që çuan deri tek ky aksident fatal.

Ndërkohë që gazeta La Montagne raporton se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.

Më Shumë

Junior 06 përballet me Trepçën në Prizren

Prizreni do të jetë mikpritës i përballjes ndërmjet Junior 06 dhe Trepçës në javën e 12-të të Superligës së Femrave në basketboll. Dy skuadrat...

Fillon regjistrimi i dëmeve nga përmbytjet në Rahovec, afati deri më 14 janar

Komuna e Rahovecit ka njoftuar fillimin e procesit të regjistrimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga reshjet e fundit dhe përmbytjet. Sipas njoftimit, të...

Lajmet e Fundit