Aksioni për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër” ka vazhduar edhe sot në Komunën e Malishevës, me synimin jo vetëm për largimin e mbeturinave nga hapësirat publike, por edhe për rritjen e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.
Aktiviteti i sotëm është zhvilluar në Këshillin Lokal Shkozë–Janqist, ku kanë marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtorë të drejtorive komunale, qytetarë të fshatit Shkozë, si dhe nxënësit e shkollës së bashku me stafin arsimor.

Sipas njoftimit të komunës, në fillim të aktivitetit, nënkryetari Krasniqi mbajti një ligjëratë për nxënësit, ku foli për rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe për rolin që ka secili qytetar në mbrojtjen e natyrës.
“Ai theksoi se muaji prill është shpallur Muaj i Ambientit nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe se gjatë këtij muaji po organizohen aktivitete të shumta për pastrimin e hapësirave publike dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Gjatë aksionit janë pastruar zona të ndryshme të fshatit, ndërsa mbeturinat e grumbulluara janë larguar në vendet e përcaktuara për deponim. Po ashtu, paralelisht po vazhdon edhe largimi i mbeturinave inerte nga deponitë ilegale, me qëllim parandalimin e ndotjes së mjedisit dhe përmirësimin e hapësirave publike.
“Aksioni ‘Për Malishevën e pastër’ do të vazhdojë edhe në vendbanime të tjera të komunës, me qëllim që përmes bashkëpunimit mes institucioneve, shkollave dhe qytetarëve të krijohet një ambient më i pastër dhe më i shëndetshëm për të gjithë” thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
