14.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

“Allahu ekbber” – Britmat e të dyshuarit në Prizren që tmerruan familjen para se t’i ther me thikë tre pjesëtarët e policisë

Shtëpia e familjes Galan në lagjen ‘Dardania’ të Prizrenit, pasditen e 17-shtatorit u shndërrua në skenë krimi.

Djali 38-vjeçar, Caneri dyshohet se theri me thikë tre zyrtarë policorë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës. Për pasojë ai u arrestua dhe sot me vendim të Gjykatës u dërgua në paraburgim.

Sinjali ka mësuar detaje nga momenti kritik, kur i dyshuari sulmoi policët që intervenuan në familjen e tij, pasi u raportua një rast i dhunës në familje.

Pjesëtarët e NJRSH-së kishin shkuar të asistojnë një patrullë të policisë të cilët ishin duke intervenuar në familjen Galan, pasi babai i Canerit i njoftoi se i biri po shkakton dhunë në familje. Atje në tentim për të vënë situatën nën kontroll, janë përballur me të dyshuarin i cili ishte mbyllur në dhomë dhe mbante në dorë një mjet të mprehtë.

Fillimisht i dyshuari nuk e ka hapur derën e dhomës, përkundër kërkesës së policisë, duke i detyruar këta të fundit ta hyjnë me forcë.

Posa Policia ka hapur derën, i dyshuari me thikë në dorë ka filluar të bërtas “Allahi Ekber, Allahu Ekber” dhe në ato momente eksaloi situata, duke i goditur policët me thikë në pjesë të ndryshme trupore.

Kjo skenë e tmerroi familjen prizrenase, të cilët të frikësuar dhe të shokuar panë djalin e tyre në atë gjendje derisa policia arriti ta vë nën kontroll.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se pas sulmit, të shtëpia e familjes Galani janë parë patrulla të shumta policisë, të cilët kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Në shtëpinë e tij, policia ka ka gjetur edhe bimë narkotike dhe mësohet se i dyshuari është përdorues i drogës.

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, dyshohet se u godit nga rryma derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Një person ka vdekur në Prizren pasi dyshohet se derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, është goditur nga rryma dhe ka rënë...

Murat Jashari refuzon të bëhet President: Familja Jashari iu takon të gjithë shqiptarëve

Një prej emrave të përfolur si kandidat për president të Republikës së Kosovës, Murat Jashari, ka thënë për Vox Kosova se e ka bërë...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit