11.3 C
Prizren
E enjte, 23 Janar, 2025

Almir Kryeziu me dy golat ndaj Lirisë shpallet “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 10-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ballkani, Almir Kryeziu

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Skender Kapra, Luan Tabaku, Fisnik Ademi.

Ky komision vendosi që sulmuesi këmbëshpejtë i FC Ballkani, Almir Kryeziu të shpallet “Ylli i Javës”, pasi ai shënojë 2 gola në fitoren e kampionëve në fuqi përballë FC Liria, me përmbysje të rezultatit (4:1).

Pasi mori këtë çmim sulmuesi u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për të ruajtur kreun e tabelës.

“Jam mirënjohës ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës për vlerësimin e tyre, po ashtu falënderoj edhe bashkëlojtarët e mi dhe shtabin teknik të Ballkanit për përkushtimin dhe përkrahjen gjatë ndeshjes së fundit. Ishte një përballje e veçantë dhe dëshiroj të theksoj se ishte një sfidë e vështirë për mua dhe skuadrën time, sidomos duke qenë në disavantazh kundër skuadrës së fortë të Lirisë”, ka thënë Kryeziu për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Gjithashtu, është e rëndësishme të përmend se kjo ndeshje kishte një ndjenjë të veçantë për mua. Në fakt, kjo ishte emocionale për mua, pasi kam kaluar shumë vite në shkollën e futbollit të Lirisë, ku jam rritur duke kaluar përmes të gjitha grupmoshave”, ka thënë Kryeziu për faqen zyrtare të FFK-së. Ai ka folur edhe për sfidën e radhës së portokallezinjve në UEFA Conference League kundër Astanës. “Ne jemi të gatshëm për këtë sfidë. Do të jemi të përgatitur dhe do të japim më të mirën tonë në fushë. Kemi një skuadër të fortë dhe besoj se mundemi të arrijmë suksese në këtë kompeticion”, ka shtuar Kryeziu.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Më Shumë

Moti sot i vranët, me pak diell gjatë ditës

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me periudha të shkurtra me diell gjatë ditës, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Temperaturat minimale do të...

Të premten në Suharekë, koncert klasik me veprat më të bukura shqiptare

Një koncerti klasik, i organizuar nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, do të mbahet më 24 janar 2025, në ora 18:00, në...

Lajmet e Fundit