Ambasada e Japonisë ndihmon funksionalizimin e Qendrës në Nashec

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke YAMANAKA.

Totaj dhe YAMANAKA kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Terre des hommes Misioni në Kosovë (Këtu e tutje Tdh) për funksionalizimin e Qendrës së Nashecit – si qendër për mbrojtjen dhe fuqizimin e fëmijës.

Ambasada Japoneze do të mbështes renovimin dhe funksionalizimin e qendrës në Nashec, qendër e cila ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të specializuara për fëmijë, shërbimet e urgjencës për fëmijët të cilët gjenden me rrezikshmëri të lartë dhe kanë nevojë për strehimin e menjëhershëm, shërbime të specializuara për fëmijë – viktima të abuzimit seksual, si dhe aktivitete edukative, fuqizuese dhe rekreative për fëmijë, në qendrën me adresë në Nashec.

Më Shumë

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

Lajmet e Fundit