Ambasadori anglez: Kosova dështoi

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, tha për se Kosova ka dështuar t’i dëshmojë botës së është e gatshme t’i zbatojë obligimet e saj ndërkombëtare.

“Ky ka qenë një rast i Kosovës që ta dëshmojë gatishmëri për t’i zbatuar obligimet e saj ndërkombëtare, e që fatkeqësisht dështimi ka vënë në pikëpyetje aftësinë e Kosovës”, ka thënë O’Connell.

Ndryshe, shtatë deputetët e PDK-së kanë bërë që Kuvendi i Kosovës të mos i kalojë amendamentet kushtetuese që do t’i hapnin rrugën Gjykatës Speciale.

Për miratimin e këtyre amendamenteve ishin të nevojshme 80 vota të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, mirëpo ato morën përkrahjen e vetëm 75 deputetëve, meqë 7 deputetë të PDK-së votuan kundër e 2 të tjerë abstenuan, kurse deputetët e opozitës e bojkotuan votimin. /Zëri/

Më Shumë

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Lajmet e Fundit