Babai i dehur tenton ta vrasë djalin e tij 24-vjeçar në Malishevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40 në fshatin Llapqevë të Malishevës, ku një person 61-vjeçar nën ndikimin e alkoolit ka tentuar ta vrasë djalin e tij 24-vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.

Pasi është plagosur viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizues të Gazetës Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali edhe Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë rajonale në Gjakovë, i cili njoftoi se ende nuk dihet shkaqet e incidentit.

“Mbrëmë rreth orës 23:40 në fshatin Llapqevë të Komunës së Malishevës ka ndodhur një tentim vrasje. Babai (viti i lindjes 1959) nën ndikimin e alkoolit ka plagosur djalin e tij (viti i lindjes 1994), i cili më pas është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit. Arma e të dyshuarit është konfiskuar dhe rasti po vazhdon të hetohet”, ka thënë Xhurkaj.

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Lajmet e Fundit