10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Apeli e kthen në rivendosje aktakuzën për rastin e 17 kg drogë në Prizren

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rivendosje aktakuzën për rastin e 17 kg drogë në Prizren.

Më 1 qershor 2022, gjatë kontrollit të automjetit policia kishte gjetur dhe sekuestruar 36 qese plastike me substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 17,342 kilogramë të sistemuara në një thes dhe një valixhe.

Lidhur me këtë, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tre të dyshuarve, Daim Daçaj, Bekim Cikaj dhe Kadri Berisha.

Ankesë për hedhjen e akuzës dhe kundërshtimin e provave në Gjykatën e Apelit ka paraqitur Valbonë Morina, avokate e të pandehurit Bekim Cikaj e cila mes tjerash ka theksuar se i mbrojturi i saj po mbahet në paraburgim pa asnjë provë.

Gjykata e Apelit ka gjetur se nuk ka arsye konkrete në raport me dyshimin e bazuar për të pandehurin për veprën për të cilën akuzohet.

“Konstatimet e gjykatës së shkallës së parë janë të përgjithësuara dhe nuk japin arsye specifike në raport me pretendimin e mbrojtjes por edhe në raport me krijimin e standardit të dyshimit të bazuar mirë, që nënkupton ngritjen e aktakuzës për veprimet që i atribuohen të pandehurit Bekim Cikaj”-thuhet në vendim.

Apeli tutje ka thënë se shkalla e parë duhet të japë arsye konkrete për pretendimet e mbrojtjes, duhet të vlerësojë ligjshmërinë e aktakuzës dhe pranueshmërinë e provave.

“Për shkak të mungesës së arsyeve të dhëna nga shkalla e parë, në rivendosje shkalla e dytë duhet të evidentojë të metat si në këtë aktvendim, duhet të japë arsye konkrete në raport me pretendimet e mbrojtjes, të vlerësojë ligjshmërinë e aktakuzës dhe pranueshmërinë e provave që rrjedhin nga aktakuza dhe pastaj të merret një vendim i drejtë dhe i ligjshëm”- theksohet në aktvendimin e Apelit.

Më 27 tetor 2022, Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër tre të pandehurve Daim Daçaj, Bekim Cikaj dhe Kadri Berisha.

Sipas Prokurorisë më datë 1 qershor 2022, në Prizren i pandehuri Daim Daçaj merr automjetin me qira dhe më pas në hyrje të autostradës takohet me dy të dyshuarit e tjerë Bekim Cikaj dhe Kadri Berisha.

Aktakuza thotë se i dyshuarit Kadri Berisha merr drejtimin e veturës, ku zyrtarët policorë i japin shenjë që të ndalet por i pandehuri nuk i zbaton urdhrat.

Sipas organit të akuzës, të pandehurit tutje kanë vazhduar kur pas rreth 1 kilometër e braktis veturën në lëvizje dhe ikën në drejtim të panjohur ku vetura pa vozitës bie në një kanal.

Gjatë kontrollit të automjetit policia ka gjetur dhe sekuestruar 36 qese plastike me substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 17,342 kilogramë të sistemuara në një thes dhe një valixhe.

Me këtë sipas Prokurorisë të pandehurit akuzohen se kanë kryer veprën penale blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotrope./Kallxo.com

Më Shumë

“Krizë” për Vjosa Osmanin: Veç 1 mijë e 168 euro në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë edhe krerët e...

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit