2.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Arbër Rexhaj: Nënshkrimi i koalicionit me LDK-në do të bëhet pasi të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë bërë bashkë për të qeverisur Prizrenin.

Posti i nënkryetarit dhe Drejtoria e Urbanizmit, Shëndetësisë dhe Bujqësisë do të udhëhiqen nga LDK-ja në mandatin 4-vjeçar, raporton KTV.

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka thënë se koalicioni është arritur në bazë të përafrimeve programore, për të siguruar qeverisje zhvillimore e pa afera korruptive.

Edhe “Vetëvendosje” thotë se arritja e koalicionit me LDK-në është bërë pas harmonizimit të programit qeverisës.

Sipas Arbër Rexhajt, nënshkrimi i koalicionit do të bëhet pasi të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal dhe pas caktimit të emrave për të udhëhequr drejtoritë komunale.

Përveç me LDK-në, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, marrëveshje koalicioni ka arritur edhe me Nismën për Kosovën dhe partitë e minoriteteve.

Vetëvendosje në Prizren ka 7 asamblistë, LDK-ja 6 dhe Nisma për Kosovën 4.

Më Shumë

Nait Hasani për Andin Hotin: Nëse PDK qëndron në sallë e votoj, nëse jo nuk rri as unë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka komentuar kandidaturën për president nga VV-ja, që pritet të jetë Andin Hoti. Hasani ka thënë se nuk është kontaktuar...

Enis Kervan emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar si zëvendësministër të Mbrojtjes, Enis Kervan.Ai uroi për pozitën Kervan dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e...

Lajmet e Fundit