9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Arbër Rexhaj vlerësohet me rezultat më të mirë nga KDI në Prizren

KDI-NaimCahanaj-ArbenHoxhaInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një konference për media ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 41 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Korrik-Dhjetor 2014. Qëllimi i publikimit të këtij “Fletënotimi” është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Prizrenit në periudhën Korrik-Dhjetor 2014, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Naim Cahanaj nga KDI vazhdoi me prezantimin e të dhënave ku sipas tij “anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në këtë periudhë: Arbër Rexhaj (LVV) me 13.6 %, Artan Abrashi (LVV) me 10.7 % dhe Mybera Mustafa (LDK) me 7.4 % të notimit të përgjithshëm derisa anëtarët që nuk kanë treguar asnjë rezultatet në të gjithë kategoritë janë: Shukri Quni (PDK) me 0.0%, Agnesa Bytyqi (PDK) me 0.0 %, Nexhat Bytyqi (LDK) me 0.0 %, Ganimete Hoxha (BD) me 0.0 % dhe Azzam Dida (PD) me 0.0 %”.

Në këtë periudhe, nga anëtarët e Kuvendit e Komunës në Prizrenit janë ngritur gjithsej 407 çështje, prej të cilave 49 % nga fusha me interes për qytetarët e Prizrenit ndërkaq 51 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Prizrenit. Lidhur me ngritjen e cështjeve, anëtarët me aktiv kanë qenë Arebër Rexhaj me gjithsej 11.8 %, të përcjellë nga Artan Abrashi (LVV) me 11.5 % dhe Osman Hajdar (BD) me 8.1 % të çështjeve të ngritura.
Duke vazhduar më tej ai tha se “gjatë kësaj periudhe, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit kanë propozuar 15 pika për rend pranë këtij institucioni. Anëtarët të cilët kanë propozuar pika për rend dite pranë këtij institucioni kanë qenë: Arbër Rexhaj (LVV) me 4 propozime, Mybera Mustafa (LDK) dhe Artan Abrashi (LVV) me nga dy propozime, ndërsa Alush Shala (PDK), Selajdin Fanaj (LDK), Kimete Hoxha (LDK), Naxhije Memaj (LDK), Bujar Nërjovaj (AAK), Ermira Jonuzi (NDS) dhe Getoar Besimi (NQP) me nga një propozim për rend dite”- përfundoj Cahani.

Arben Hoxha, zyrtar tjeter i KDI-së vazhdoje me prezantimet tjera ku sipas tij “në këtë periudhe janë dhënë vetëm 7 propozime për amandamentim të legjislacionit. Nga këto, PDK me 42.9 %, LVV me 28.6 % dhe VAKAT e NDS me nga 14.3 % të amendamenteve, ndërsa anëtari më aktiv në propozimin e amendamenteve ka qenë: Artan Abrashi (LVV) me 28.6 % të propozimeve të përgjithshme për amandamentim.
“Velen të potencohet se në këtë periudhë janë propozuar Rregullore komunale për miratim pranë Kuvendit të Komunës. Artan Abrashi (LVV) ka propozuar për miratim Rregulloren për përbërjen, kompetencat dhe funksionalizimin e komiteteve dhe organeve që dalin nga Kuvendi, Bujar Nerjovaj (AAK) ka propozuar Rregulloren për bashkëpunim komunal dhe ndërkombëtar, ndërsa Osman Hajdari (BD) ka propozuar Rregullore të veçante për kthimin e përgjigjeve nga ekzekutivi”.

Duke vazhduar me tej ai tha se “gjatë seancave të mbajtura në periudhën Korrik-Dhjetor 2014, anëtarët e Kuvendit të Komunës kanë bërë gjithsej 163 pyetje nga të cilat gjithsej 67 % kanë qenë të lidhura me interesin e qytetarëve të Komunës së Prizrenit ndërsa 33 % e pyetjeve kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Prizrenit. Në këtë kontekst, anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve ishin: Arbër Rexhaj (LVV) me 23.9 % dhe Drita Millaku (LVV) me 13.5 % të pyetjeve të përgjithshme”.

Në Kuvendin e Komunës së Prizrenit në seancat e mbajtura në periudhën Korrik-Dhjetor 2014 është vërejtur një mos pjesëmarrje e anëtarëve në seanca. Në këtë periudhë janë shënuar 12 raste të mungesës së anëtarëve në seancat e këtij institucioni – përfundoj Hoxha.
Fletënotimi për periudhën Korrik-Dhjetor 2014 është përgatitur në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC)./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet në humnerë personi që u raportua si i zhdukur në Prevallë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur burri nga Ferizaj, i cili ishte raportuar si i zhdukur dje. Policia ka bërë me dije se...

Gjini lirohet nga detyra e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të Gjinekologjisë në Prizren

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”, në Prizren, ka liruar gjinekologun Sebajdin Gjini nga pozita e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të...

Dhimbja

Lajmet e Fundit