7.4 C
Prizren
E diel, 16 Nëntor, 2025

Arrestohen 8 këngëtare shqiptare dhe “shefat” e tyre në një klub nate

Policia Kantonale e Cyrihut me rastin e një kontrollimi të bërë në një klub nate në Embrach ka arrestuar 10 persona, përfshirë këtu edhe menaxherin e klubit. Siç bën të ditur polizeinews.ch, bëhet fjalë për 9 shtetas të Shqipërisë, pa dokumente të rregullta qëndrimi në Zvicër dhe për menaxherin e klubit, shtetas të Serbisë.

Lokali njihet si klub shqiptar i muzikës ndërsa personi që e menaxhon atë është shqiptar por me shtetësi serbe, shkruan albinfo.ch.

Tetë femra të arrestuara me këtë rast janë këngëtare, kameriere dhe “dama animuese”, të moshave 19 deri 28 vjeçare, njofton policia.

Veç tyre është arrestuar edhe një shtetas tjetër i Shqipërisë, 28 vjeçar, i cili po ashtu po qëndronte ilegalisht në Zvicër.

Të gjithë të arrestuarit dyshohen për shkelje të Ligjit për të huajt dhe duhet të merren në pyetje nga prokuroria përgjegjëse.

Arrestimi i femrave, këngëtare dhe kameriere kryesisht nga Shqipëria, të cilat vijnë në klubet e natës në Zvicër, të udhëhequra të shumtën e rasteve nga menaxherë shqiptarë të Kosovës ose të Maqedonisë, është një dukuri që përsëritet shpesh.

Zakonisht bëhet fjalë për qëndrim dhe punë pa leje të tyre ose edhe për afarizëm ilegal të klubeve.

Më Shumë

Mbrojtja e Thaçit kërkon që t’ lejohet që Bislim Zyrapi të shtohet në listën e dëshmitarëve të saj

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka kërkuar trupit gjykues që Bislim Zyrapi të jetë në listën e saj të dëshmitarëve në gjykimin në të cilin...

LDK siguron fitoren e dytë radhazi në Dragash, Lumir Abdixhiku uron Bexhet Xheladinin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot komunën e Dragashit për të uruar Bexhet Xheladinin dhe ekipin e tij për...

Lajmet e Fundit