Arrestohen dy persona, njëri në Gjonaj të Hasit, tjetri në Burim të Malishevës

arrestimi 2Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona,njërin në fshatin Gjonaj të Hasit dhe tjetrin në Burim të Malishevës.

Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren dhe Gjakovës.

“Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, është arrestuar një i dyshuar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton Policia e Kosovës.

Ndërkaq, arrestimi i dytë është bërë në Burim të Malishevës.

“Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë dega në Malishevë, është arrestuar një i dyshuar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit