Buja, shpreh keqardhje për Arsim Bajramin

RameBuja-ministri arsimitMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka shprehur keqardhje për pasardhësin e tij, Arsim Bajrami, të cilit do t’i duhet të merret me një universitet publik, i cili, sipas tij, nuk po mund të stabilizohet përkundër angazhimeve të tija.

Në konferencën për shtyp, para se ta dorëzojë postin e ministrit, Buja deklaroi se gjendja në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” nuk është stabilizuar, sado që gjatë mandatit të tij, universiteti ka ndërruar tre rektorë.

“Ky universitet nuk po stabilizohet. Me gjithë insistimin tim, nuk kemi arritur ta sjellim në vijë. Po më vjen keq për ministrin qe vjen (Arsim Bajrami) që kjo patate e nxehtë po i mbetet në dorë”, tha Buja.

Puna kryesore me të cilën duhet të merret Bajrami është një memorandum kontrovers që UP-ja e ka lidhur me shoqatat e dala nga lufta për pranimin e studentëve të rinj nga familjet e këtyre kategorive.

“Nuk do të flas për ministrin e ardhshëm asgjë veçse e di që ai është më i mirë sesa ky ministri që po flet këtu”, tha ai kur u pyet nëse Arsim Bajrami e ka obligim ta zbatojë vendimin e tij për regjistrimin e këtyre studentëve, pavarësisht kundërshtimeve të rektorit Ramadan Zejnullahu.

“Unë as ndihem krenar as ndihem keq për vendimin që e kam marrë. Por rektori na deklaroi diçka të çuditshme: le të vendosin çka të donë, por unë vendosi në fund”, tha Buja.

I pyetur nëse karriera e tij politike po shkon drejt përfundimit, Buja tha se nuk po e braktisë politikën, por “po u lë radhën shumë kuadrove tjera që i ka Kosova”. /Telegrafi/

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit